img
Kunati Ministres, kompani pėr ndėrtimin e HEC-eve

Postuar më: 30/08/2010

PS ka vazhduar duke nxjerrë në dritë fakte të tjera lidhur me aferat e Ministres së Integrimit Bregu. Deputetja Olta Xhaçka, nëpërmjet një komunikimi me mediat, ka deklaruar se kompania e kunatit të ministres, Hektor Ajazit, kishte si qëllim ndërtimin, shfrytëzimin dhe organizimin e shitjeve të hidrocentraleve të vogla. Formularët e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tregojnë se kunati i zonjës Bregu nuk kishte kurrfarë eksperience apo lidhjeje biznesi me energjitikën duke qenë se bizneset e tij të mëparshme ishin një disko dhe prodhim të dollapëve. “Kjo tregon se zoti Hektor Ajazi ka themeluar një kompani vetëm për të marrë koncesionin për ndërtimin e hidrocentraleve pa patur asnjë lidhje me këtë sektor”, ka theksuar deputetja socialiste gjatë deklaratës së saj.

 

Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e deputetes Xhaçka:

Pavarësisht se pritëm 24 orë për një përgjigje dinjitoze nga ministrja Bregu për lidhjet e familjes së saj me koncesionet shtetërore, Ministrja nuk e përmbushi detyrimin e saj përpara qytetarëve shqiptarë. Sot do t'i japim ne Ministres Bregu disa nga përgjigjet që ajo vetë nuk do t'i bëjë publike.

Kjo është kompania e zotit Hektor Beqir Ajazi, kunat i ministres së Integrimit, kompani që siç mund të shihet ka si qëllim ndërtimin, shfrytëzimin dhe organizimin e shitjeve të hidrocentraleve të vogla. Këto formularë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tregojnë se kunati i zonjës Bregu nuk kishte kurrfarë eksperience apo lidhjeje biznesi me energjitikën duke qenë se bizneset e tij të mëparshme ishin një disko dhe prodhim te dollapëve. Kjo tregon se zoti Hektor Ajazi ka themeluar një kompani vetëm për të marrë koncesionin për ndërtimin e hidrocentraleve pa patur asnjë lidhje me këtë sektor.

Ministrja Bregu ka gënjyer publikisht kur ka thënë se bashkëshorti i saj, Namik Beqir Ajazi nuk ka asnjë lidhje me fushën e energjisë. Kjo kompani, M.I.A. Internacional, ku burri i ministres është bashkëpronar me 30% të aksioneve por dhe përfaqësues ligjor i saj, ka si objekt biznesi "Punimet e ndërtimin e komplekseve që prodhojnë dhe shpërndajnë energji."

Këtu ngrihet dyshimi se kjo kompani mund të jetë krijuar menjëherë pas marrjes së koncesionit nga vëllai i burrit të ministres Bregu, ndoshta për ta ndërtuar atë? Mos vallë kompania e Hektor Ajazit, kunatit të Bregut, është guacka që fsheh burrin e ministres, për llogari të të cilit është marrë koncesioni?

Dhe së fundmi Ministrja Bregu jo vetëm që ka gënjyer, por edhe ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurive, ndërsa në deklaratat e saj vjetore nuk janë pasqyruar në asnjë rast as edhe një kuotë aksionesh te burrit të saj. Gjithkush e di se pasuria e bashkëshortëve quhet e përbashkët përpara ligjit, e si e tillë deklarohet nga të dy. Këtë detyrim ligjor, Ministrja e Integrimit nuk e ka permbushur në asnjë vit. Kjo është një tjetër shkelje flagrante e ligjit "për Deklarimin e Pasurisë" që mund të interpretohet lehtë si një tentativë për ti hedhur hi syve opinionit publik mbi pasurinë e vërtetë të Ministres së Integrimit.

Nesër, Partia Socialiste do të bëjë publike të tjera fakte flagrante në lidhje me këtë aferë e përfshirjen e Majlinda Bregut në koncesionet për hidrocentrale të vogla.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy