img
Koncesionet korruptive, gati ti provojmė nė gjykatė

Postuar më: 02/09/2010

“I lutemi zotërisë që doli në konferencë për të mbrojtur bashkëshortin e Albana Vokshit që ta mbajë fjalën dhe ta çojë realisht çështjen e ngritur prej nesh në një gjykatë ndërkombëtare”. Kështu e ka nisur reagimin për mediat, deputetja e PS Olta Xhaçka, për përfaqësuesin ligjor të Albana Vokshit, pas daljes së tij në një konferencë shtypi, ku paralajmëroi se nëse vijojnë sulmet ndaj firmës së tij, ai do ti drejtohet një gjykate ndërkombëtare. Xhaçka tha se PS është gati t'i provojë gjykatës ndërkombëtare atë që gjykatat e prokuroria në Shqipëri mbase nuk duan ta shohin: Konfliktin flagrant të interesit në dhënien e koncesionit në fjalë nga qeveria për oborrin e familjes në pushtet, si edhe procedurat absolutisht jashtë çdo standardi ndërkombëtar të dhënies së këtij koncesioni.

 

Prononcimi i plotë i deputetes Olta Xhaçka:

I lutemi zotërisë që doli në konferencë për të mbrojtur bashkëshortin e Albana Vokshit që ta mbajë fjalën dhe ta çojë realisht çështjen e ngritur prej nesh në një gjykatë ndërkombëtare. Jemi gati t'i provojmë gjykatës ndërkombëtare atë që gjykatat e prokuroria në Shqipëri mbase nuk duan ta shohin: Konfliktin flagrant të interesit në dhënien e koncesionit në fjalë nga qeveria për oborrin e familjes në pushtet si edhe procedurat absolutisht jashtë çdo standardi ndërkombëtar të dhënies së këtij koncesioni.

Nënvizoj se opozita nuk sulmon as biznesin dhe as biznesmenët, po qeverinë që bën biznes me interesat publike në dëm të vendit e në shkelje të ligjit. Zotëria sot nuk mbrojti biznesin, po z. Tartari dhe foli për aktivitetin e kompanisë së tij në Kanada e gjetkë, ndërkohë që ne nuk merremi fare me çfarë bën kjo kompani në Kanada apo gjetkë ku s'të lë kush të besh pisllëqet që bëhen me duart e qeverisë në Shqipëri.

Ne merremi pikërisht me duart e pista të kësaj qeverie dhe zotërinë e ftojmë të kuptojë se Shqipëria nuk është shesh për të bërë përshesh në emër të biznesit apo të investimeve të huaja. Të cilat i presim krahëhapur po jo symbyllur e gojëkyçur, aq më tepër në këtë rast kur bëhet fjalë për një investim që rrjedh prej një koncesioni në thyerje të ligjit e në shkelje flagrante të interesit publik.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy