img
E vėrteta, jashtė shifrave tė Ministrit tė Financave

Postuar më: 04/09/2010

Gjatë reagimit të tij deputeti i PS-së Ilir Beqja hodhi poshtë deklaratat optimiste të Ministrit të Financave Ridvan Bode, duke i dhënë tre argumeta kryesorë. Së pari kosto e jetesës së pensionistëve është shtrenjtuar me 10 mijë lekë vetëm nga rritja e bukës, vajit, miellit dhe qumështit. Së dyti, kreditë e këqia janë rritur brenda një muaji nga 12% në 13% dhe pritet që në fund të vitit të arrijnë 15%. Së treti, fatura e korrupsionit rritet në mënyrë shkatërruese për ekonominë. 

 

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Ilir Beqja:

Ministri i Financave na kërkoi të flasim me shifra ndërsa vetë flet me shifrat që ia thotë me telefon Saliu dhe jo me shifrat e vërteta të ekonomisë. Shumë pak nga këto shifra po i them përpara jush që ti dëgjojë edhe ai.

Kosto e jetesës e pensionistëve në Gusht është shtrenjtuar me 10 mijë lekë vetëm nga rritja e bukës, miellit, vajit dhe qumështit. Ku shkoi 6 mijë lekëshi që qeveria u dha si shtesë pensionistëve në Korrik? Sot pensionistët jetojnë më keq sesa 2 muaj më parë. Cfarë përgjigje ka ministri i financave për 530 mijë pensionistët mbi këtë varfërim të ri?

Së dyti, kreditë e këqija janë rritur brenda një  muaji nga 12% në 13%, dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë në 15%. Ajo që është më e rëndë për ekonominë, kreditë e këqija janë sot sa 5% e Produktit të Brendshëm Bruto. Si do të kreditohet ekonomia në kushtet kur papunësia është rritur, fitimet e sipërmarrjes kanë rënë, ndërsa borxhet e bizneseve e familjeve thellohen përditë?

Së treti, fatura e korrupsionit rritet në mënyrë shkatërruese mbi ekonominë. A ndjen ndonjë shqetësim Ministri i Financave për faktet dhe provat që po dalin përditë në dritë nga transparenca që opozita po i bën veprimtarisë korruptive të pushtetit? Ndoshta Ministri i Financave është i zënë me vënien e gjobave ndaj biznesit, sidomos ndaj atyre që janë në listën e zezë të pushtetit si kundërshtarë. Por së shpejti Ministri i Financave do të duhet të përgjigjet të paktën për pyejtet që lindin nga lidhjet e korrupsionit me zyrën e tij.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy