Postuar më: 10/03/2010
Në datat 9 dhe 10 Mars 2010 kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Z. Edi Rama, vizitoi Parlamentin Europian në Strasburg dhe u takua me drejtuesit e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve dhe gjithashtu mbajti një fjalim në mbledhjen e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.
Gjatë këtyre takimeve kryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin Schultz, mirëpriti kthimin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, sikurse shpreson që partitë e qeverisë shqiptare do t’i japin tashmë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Vetëm në këtë mënyrë një bazë e re për dialog konstruktiv, ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në këndvështrim të forcimit të procesit të integrimit europian të vendit, mund të vendoset.
Me këtë rast Zoti Rama nënvizoi edhe njëherë faktin se Partia Socialiste pranon vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve dhe që nuk është objektivi i partisë së tij të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, zhgënjime dhe shqetësime të sinqerta u shprehën për konkluzionet e hetimit të prokurorisë për manipulimin elektoral në fshatin Ruzhdije (qarku Fier) ku është gjetur se 70% e votave janë manipuluar. Edhe nëse ky do të ishte një rast i izoluar i manipulimit elektoral, ky rast do të ishte sërish shumë.
Në diskutimet u nënvizua që partitë në Kuvendin e Shqipërisë duhet të marrin kohë të mjaftueshme për të arritur një zgjidhje të balancuar për krizën aktuale politike në vend. Zëvendëspresidentët e grupit Severin dhe Svoboda deklaruan dëshirën e tyre – nëse e mundur sëbashku me kolegët e tyre nga grupi PPE në Parlamentin Europian – për të vizituar Shqipërinë dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha partitë për të ndihmuar gjetjen e një marrëveshjeje për një zgjidhje të balancuar.
Gjithashtu duhet nënvizuar se disa cështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë u diskutuan gjatë këtyre takimeve, përfshirë cështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.






