img
Bregu gėnjeu, duhet tė kishte dhėnė dorėheqjen

Postuar më: 02/09/2010

Ministrja Bregu ka  thënë minimalisht 5 gënjeshtra, qoftë edhe për një gënjeshtër që mbulon korrupsionin në cdo vend të botës një ministër do të ishte dorëhequr, ka analizuar kështu deputetja socialiste Ermonela Felaj në një deklaratë për mediat. Felaj në komunikimin publik ka renditur disa nga gënjështrat e ministres së kabinetit Berisha duke nxjerrë publikisht dhe dokumentet që i vërtetojnë si të tilla.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes së PS, Felaj:

Nuk ka sot asnjë vend në Europë, asnjë vend në botën demokratike ku ministrat e zyrtarët e qeverisë të reagojnë në lidhje me faktet e dokumentet që provojnë korrupsionin, abuzimin dhe konfliktin e interesit duke gënjyer me atë lehtësi të papërballueshme që ka treguar ministrja dhe njëkohësisht zëdhënësja e qeverisë Berisha, Majlinda Bregu.
Përballë të gjitha fakteve dhe dokumenteve të publikuara nga Partia Socialiste në lidhje me bizneset dhe koncesionet e bashkëshortit të saj Namik Ajazi dhe të kunatit Hektor Ajazi, zonja Bregu fillimisht ka gënjyer, e pastaj kur gënjeshtrat nuk i pinin më ujë ka heshtur.
Majlinda Bregu gënjeu për deklaratën e saj të pasurisë duke pretenduar se bashkëshorti i saj ishte dorëhequr që në 2009 nga kompania MIA International, e madje shkeli edhe ligjin duke urdhëruar manipulimin e dokumenteve në QKR. Kurse tani që këto gënjeshtra e manipulime janë bërë publike, falë një letre të vetë bashkëshortit Namik Ajazi që provon se kompania në fjalë mbetej aktive dhe bashkëshorti i Bregut mbetej ortak dhe administrator, zonja Bregu hesht.
Majlinda Bregu gënjeu në lidhje me hidrocentralet e marra në koncesion nga kunati i saj Hektor Ajazi në kulmin e fushatës elektorale në 2009 duke thënë se bëhet fjalë për një hidrocentral të vetëm. Por tani që i madh e i vogël e ka marrë vesh se bëhet fjalë jo për një, por për plot dhjetë hidrocentrale  me një fitim potencial prej 323 milion eurosh, zonja Bregu nuk gjen guximin të thotë një fjalë.
Majlinda Bregu gënjeu në lidhje me aksionet e zotit Hektor Ajazi në kompaninë që ka marrë në koncesion këto dhjetë hidrocentrale, duke deklaruar se ai zotëron vetëm 15% të aksioneve, por s’ i është ndjerë më zëri pas publikimit të dokumenteve që provojnë se kunati i saj zotëron 30% të aksioneve në një kompani të cilës qeveria ku bën pjesë Majlinda Bregu i dhuroi 323 milion euro.

Me pak fjalë, kuptohet fare qartë se ministrja Bregu, njëherazi dhe zëdhënse e qeverisë, sa herë hap gojën gënjen, dhe të vetmen mënyrë për të mos gënjyer ka heshtjen.
Në cdo vend të botës, një ministre e zhytur kaq keq në gënjeshtra dhe korrupsion, do ishte dorëhequr me kohë. Por në fund të fundit, kjo është një cështje morali dhe integriteti e vet ministres.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy