Postuar më: 01/09/2010
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni mori në analizë gjithë cështjet e ngritura nga kryeministri në mbledhje qeverie. Në analizën e shkurtër të PS Berisha duhet të japë llogari pse pas dy mandatesh ende nuk ka mbajtur premtimin për ngritjen e kolektorëve të ujrave të zeza në bregdet. Berisha, tha deputetja socialiste mos përsërisi më të njëjtat akse rrugore të cilat nuk kanë mbaruar për shkak të interesave klienteliste.
Më poshtë reagimi i plotë i deputetes Gjermeni:
Sot dëgjuam Sali Berishën në mbledhje qeverie, po i japim përgjigje një për një propagandës boshe të Kryeministrit.
Së pari: Përmendi rrugë si levan – Tepelenë apo Levan – Vlorë. Ka vite që i përmend. Duhet të kishin mbaruar, sepse edhe fondet e donatorëve janë disponibël. Por zvarriten sepse iu dhane sekserëve të Sali Berishës të cilët si në rastin e hidrocentraleve sjanë marrë ndonjëherë me rrugë dhe tani nuk dinë ti bëjnë.
Berisha përmend rrugë e vetëm rrugë, por në fakt gënjen. Nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që ai ka thënë dhe sidomos po të numurohen shiritat që ai ka prerë, Shqipëria duhet të ishte 5 herë më e madhe nga cfarë është.
Së dyti : Ajo që nuk tha Berisha, është përgjigja që presin sipërmarrësit e punëve publike për punët e kryera dhe faturat e palikujduara. Ka 1 vit që i gënjen. I gënjeu në dhjetor me buxhetin 2010, i gënjeu në korik me rishikimin e buxhetit 2010. Prej shumë muajsh moskryerja e pagesave për sipërmarrësit e punëve publike ka futur në kolaps jo vetëm këta, por furnitorët e tyre, punëtorët që nuk janë paguar prej muajsh si dhe bankat kur shtohen për ditë kreditë e këqija.
Së treti: Kryeministri foli për administrimin e mbeturinave, ujrave të zeza. Në vend që të japë llogari pse nuk është realizuar premtimi i dy mandateve për ndërtimin e kolektorëve të ujrave të zeza sidomos në zonat bregdetare turistike. Në vend që t’u thotë sipërmarrësve në hoteleri e restorante se ku është kanali kryesor i ujrave të zeza, i kërcënon publikisht se do t’u shkatërrojë bizneset.
Së katërti: Kryeministri foli për rritje pagash e pensionesh në korrikun e vitit që vjen. Por, shqiptarët duhet të jetojnë edhe sot, edhe në muajt që vijojnë dhe nuk mund të vdesin urie duke pritur korriun 2011. Buka është shtrenjtuar, po ashtu mielli e vaji, po ashtu uji, qumështi e kosi, që nga sot edhe tarifat e telefonisë fikse. Kryeministri duhet të japë përgjigje sot për shtrenjtimin e jetesës.






