img
Amendamentet nė ligjin e SHISH, antikushtetuese

Postuar më: 01/03/2010

Në një analizë të plotë të projektligjit të propozuar nga mazhoranca deputeti i PS, Ilir Gjoni ka treguar me argumente pse tentativa për të ndryshuar ligjin aktual të SHISH  është  një përpjekje e rrezikshme antikushtetuese e antidemokratike.
Më poshtë deklarata e deputetit të PS, Ilir Gjoni:


Projekt ligji, me disa amendamente për të ndryshuar ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, është një përpjekje e radhës e Kryeministrit Berisha, për të uzurpuar për interesa politike dhe personale këtë shërbim. Precedentet e Berishës me shërbimin informativ janë ogurzeza. Devijimet kushtetuese dhe shkatërrimi total që SHISH pësoi kur drejtohej nga ky person, gjatë kohës që ishte President i vendit, bën që çdo iniciativë e tij për të ndërhyrë në këtë shërbim, të jetë e pamoralshme dhe e dyshimtë.
Ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje të tjera dhe sidomos me Kushtetutën.
Këto, ndryshime, prekin katër nene thelbësore te ligjit aktual dhe konkretisht: detyrat e SHISH, ato të Drejtorit të tij, statusin e drejtuesve, si dhe bashkëpunimin e këtij shërbimi me ato partnere.
1. Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyrë të mbrojë sigurisë kombëtare, është i gabuar dhe antikushtetues, pasi këtij shërbimi nuk i jepen mjete ligjore, për një funksion  të tillë. Sipas Kushtetutës dhe ligjit organik të SHISH, ai është organ  informativ, që mbledh informacion për çështje që lidhen me sigurinë. Mbrojtja e  Sigurisë Kombëtare,  është një nocion shumë më i gjerë, që realizohet edhe nga  institucione të tjera.   Ligji aktual nuk e pengon këtë shërbim që të jetë pjesë e mbrojtjes së Sigurisë Kombëtare.  
2. Amendamenti tjetër i këtij neni, ku SHISH mbledh informacion për njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike, është i panevojshëm, pasi ligji ekzistues, nuk e pengon këtë shërbim të mbledhë informacion dhe të informojë për këtë lloj të veprimtarisë kriminale. Një shtesë e tillë e deformon objektin e punës së SHISH, e zgjeron në mënyrë subjektive dhe artificiale, ngatërron kufijtë me shërbimet e tjera të parandalimit të krimit dhe i jep mundësi Kryeministrit që të rekomandojë subjekte të paracaktuara gjurmimi.
Përveç kësaj ai e vendos SHISH-it, në pozita agresive me  administratën publike, duke i vështirësuar aktivitetin e tij, realizimi i të cilit, kërkon bashkëpunimin me këtë administratë.
3. Propozimi tjetër, për t’u shtuar në paragrafin c të këtij neni, se SHISH ngarkohet me detyrë të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda, është edhe më i panevojshëm, formal dhe me pasoja negative. Ai synon ta vendos SHISH-in nën vartësinë e Policisë. Këto dy shërbime, kanë objekt pune të ndryshme dhe të pa varura nge njëri tjetri. Ligji ekzistues e parashikon qartë, bashkëpunimin e SHISH me institucionet e tjera, përfshi këtu edhe Policinë.
Nga ana tjetër, termi “ të mbështesë veprimtarinë e forcave policore”, është tepër i gjerë dhe le vend për interpretim. Ai mund të krijojë precedentin që SHISH, të rimarrë kompetenca ekzekutive, si SHIK-u i Gazidedes dhe Berishës, gjë që e kanë rreptësishtë të ndaluar me ligj, të gjitha shërbimet informative evropiane. Mbështetja që SHISH, do t’ju bëjë aksioneve të policisë, duhet të jetë vetëm në rrafshin informativ, gjë që nuk përjashtohet në ligjin aktual.
4. Po kaq absurde, është edhe shtesa në paragrafin d, ku   SHISH ngarkohet të mbledhë me miratim të Kryeministrit, informacion për shërbimet e inteligjencës së shteteve të tjera.
Ka propozim e  komprometon rëndë pozitën e Kryeministrit, pasi ai kërkon të mare kompetencat e Drejtorit të SHISH. Në realitet, përcaktimi i shërbimeve të huaja që do të jenë objekt i SHISH, është një produkt i natyrshëm i logjikës së qëndrimit të shërbimeve të huaja dhe shteteve përkatëse, ndaj vendit tonë. Nëse ato mbajnë qëndrime dhe kryejnë veprime që cenojnë sigurinë e vendit tonë, ato detyrimisht do të jenë objekte punë të SHISH. Kryeministri, nuk ka asnjë pengesë ligjore, që të realizojë kontrollin e këtij procesi.
5. Edhe amendamenti,  ku SHISH-it i ngarkohet detyrë të certifikojë personat, sipas përcaktimeve ligjore, është shumë i përgjithshëm, lë vend për interpretim të zgjeruar,  bie ndesh me ligjin “Për informacionin e klasifikuar”, si dhe krijon paqartësi, në shërbim, në publik dhe administratë. Sipas logjikës së këtij propozimi, lindin të paktën tri pyetje: cili është kuptimi i termit certifikim, cilët janë subjektet e certifikimit dhe cilat janë përcaktimet ligjore? Këto boshllëqe ligjore, lenë vend për abuzim politik dhe personal të Kryeministrit, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Sipas ligjit SHISH, certifikon vetëm punonjësit e vet. Ndërsa sipas ligjit  “Për informacionin e klasifikuar” edhe me ndryshimet që ka pësuar, është përcaktuar qartë rrethi i personave që janë objekt i certifikimit, ata të cilët njihen me informacionin e klasifikuar, si dhe shërbejnë në pozicione të caktuara që lidhen me Sigurinë Kombëtare, si dhe institucioni që ka kompetencën e certifikimit dhe konkretisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Ky ligj është i standardeve të NATOS dhe nuk mund të ndryshohet sipas dëshirave personale të Kryeministrit. Në procesin e certifikimit, SHISH, ka rol ligjor të rëndësishëm dhe specifik.  
6. I pa argumentuar dhe i paq vend, është edhe amendamenti i bërë në nenin pesë, paragrafi a, ku Drejtori i SHISH është përgjegjës për operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit. Formulime të tilla, përveç të tjerash, tregojnë edhe inkompetencë të theksuar profesionale të hartuesve të këtij projekt ligji.
Termi “operacion”, për SHISH, nuk është ligjor. Ai bashkëpunon me Policinë, në operacionet e kësaj të fundit. Kjo, është një përpjekje, për ta barazuar atë me shërbimet e Policisë. Duke folur me gjuhën e ligjit, SHISH-it i ndalohet të kryej operacione, sipas kuptimit që mbart kjo fjalë dhe që ka parasysh ky propozim. Sipas nenit 9-të të ligjit aktual, SHISH-it i ndalohet të kryej veprimtari të karakterit ushtarak dhe policor. Dhe ky është standard i të gjitha shërbimeve informative të Evropës
7. Vendosja e afatit të qëndrimit në detyrë prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë, të drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të SHISH, tregon qëllimin e vetëm dhe të vërtetë të këtij projekt ligji, në plotësim të dëshirave të Z. Berisha. Ai edhe në bazë të ligjit aktual, i ka të gjitha të drejtat, për të ndërprerë qëndrimin në detyrë të Drejtorit të SHISH dhe zëvendësit të tij, pasi sipas nenin 4 ka shërbim, si institucion qendror, varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Po kështu janë të përcaktuara edhe rastet e largimit të drejtuesve nga detyra. Por z. Berisha, duke u munduar të evitojë përplasjet me faktorët e brendshëm e të jashtëm dhe sidomos partnerët ndërkombëtarë, synon që ta kryej këtë akt në mënyrë të moderuar dhe “ligjore”, për të vendosur në krye të tij persona më të besuar, për të realizuar synimet e tij personale, politike. 
 



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy