img
Ferra e korrupsionit do tė shkulet

Postuar më: 28/08/2010

Në një prononcim për mediat, deputeti Artan Gaçi, i ka dhënë përgjigje deputetit demokrat Noka. “Asnjëra prej fjalëve të tua nuk e mbulon dot të vërtetën e madhe: Shqiptarët, tashmë e kanë kuptuar, se janë duke u qeverisur nga një lukuni pushtetarësh, të etur për të grabitur me çdo formë, e përmes çdo mundësie, të gjitha asetet dhe pronat e shqiptarëve”, nënvizoi deputeti Gaçi. Më tutje ai tha se është pikërisht kjo bandë të babëziturish, ku bëjnë pjesë ministra e deputete, sëbashku me vëllezër, motra e kunetër makutë, që po i vjedhin përditë shqiptarët, duke pasuruar çdo ditë e më shumë xhepat e tyre.


Më poshtë prononcimi i deputetit Artan Gaçi

Duket se deputeti Noka, është bërë flamurtar i  mbrojtjes, së motrave Vokshi, dhe ministrave Bregu e Prifti. Por aferat korruptive, që dalin çdo ditë, nga ferra ku rri strukur lepuri i korrupsionit të qeverisë Berisha, janë të pajustifikueshme, e të pambrojtshme Flamur. Për gjithçka the sot, mund të shkosh dhe ti në prokurori a gjykatë, ku mbi 30 çështje presin përgjigje.

Asnjëra prej fjalëve të tua nuk e mbulon dot të vërtetën e madhe: Shqiptarët, tashmë e kanë kuptuar, se janë duke u qeverisur nga një lukuni pushtetarësh, të etur për të grabitur me çdo formë, e përmes çdo mundësie, të gjitha asetet dhe pronat e shqiptarëve. Është pikërisht kjo bandë të babëziturish, ku bëjnë pjesë ministra e deputete, sëbashku me vëllezër, motra e kunetër makutë, që po i vjedhin përditë shqiptarët, duke pasuruar çdo ditë e më shumë xhepat e tyre.

Është e kotë, ferra ku fshihej lepuri i korrupsionit të Sali Berishës ka dalë zbuluar. Fakte dhe prova të reja dalin çdo ditë. Kjo ferrë e korrupsionit do të shkulet, falë fuqisë së ndryshimit të shqiptarëve.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy