Postuar më: 01/09/2010
Deputetja Olta Xhacka publikoi një dokument të ri lidhur me gënjeshtrën e Ministres së Integrimi, por edhe me mbulimin që kërkoi të bënte drejtori i QKR duke manipuluar sistemin e të dhënave të inistitucionit që drejton.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Xhaçka:
Dje i kërkuam Drejtorit të QKR dorëheqjen për shkak të manipulimit të të dhënave dhe dokumentave zyrtare që janë bërë pikërisht në institucionin që ai drejton.
Sot, kërkojmë sërish dorëheqjen e Drejtorit të QKR, për të njëjtën arsye, mbështetur edhe në fakte të reja.
Majlinda Bregu dhe Drejtori i QKR, në unison pretejndojnë se bashkëshorti i Ministres është dorëhequr nga kompania MIA International më shumë se një vit më parë. Qoftë Ministria, qoftë Drejtori gënjejnë.
Jo vetëm dokumentacioni i vetë QKR deshmon se si brenda të njëjtës ditë, dokumentat e MIA International u manipuluan dhe ndryshuan, por edhe ky dokument i ri që po paraqesim sot, provon të njëjtën gjë.
Kjo këtu është një letër, që mban datën 12 Korrik 2010, pra një muaj më parë, është e firmosur nga bashkëshorti i Ministres Majlinda Bregu, Namik Ajazi, nën cilësinë e Administratorit dhe Ortakut të shoqërisë MIA International. Pra, sic pranon vetë bashkëshorti i Znj. Bregu, të paktën deri një muaj më parë, Zoti Ajazi firmoste shkresa zyrtare në cilësinë e Administratorit dhe Ortakut të kompanisë.
Por, cfarë thuhet në brendësi të letrës në fjalë. Për shkak të karakterit të ngutshëm, Namik Ajazi kërkon të mbledhë ortakët e kompanisë MIA International për të dhënë dorëheqje. Pra, deri përpara pak ditësh, Namik Ajazi, bashkëshorti i Majlinda Bregut, jo vetëm nuk kishte dhënë dorëheqjen, jo vetëm firmoste si administrator dhe ortak, por vetë pranon se kompania ishte aktive, dhe se zotëria në fjalë ishte në funksionet e tij të plota si administrator dhe ortak.
Pyetja që natyrshëm ngrihet është: Cila na qenka kjo arsye emergjente për të cilët flet bashkëshorti Ajazi dhe për të cilën kërkon mbledhjen e menjëhershme të ortakëve. A mos vallë pikërisht në ditët kur opozita denonconte koncensionet korruptive, bashkëshorti i ministres kish filluar të nuhaste se skandali i rradhës do të ishte pikërisht i tiji dhe bashkëshortes ministre?
Si ka mundësi, që Drejtori i QKR, edhe pse mban të depozituar këtë shkresë, përsëri ka paturpësinë për të dalë dhe për të zbatuar urdhërin e Majlinda Bregut sipas të cilës bashkëshorti është dorëhequr një vit më parë?
Vetë dokumentacionet që gjenden pranë QKR provojnë fajësinë e drejtorit të QKR dhe gënjeshtrën e zotërisë në fjalë, por dhe të Ministres së Integrimit Majlinda Bregu.
Gjithcka është e qartë. Drejtori ka manipuluar dokumentat zyrtarë dhe duhet të dorëhiqet një minutë e më parë. Prokuroria nga ana e saj, që pardje duhet të ishte në zyrën e drejtorit të QKR.






