Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Zgjedhjet për delegatët e Kongresit, Pëllumbi: Ky është një hap shumë i rëndësishëm për ne

Të reja

Zgjedhjet për delegatët e Kongresit, Pëllumbi: Ky është një hap shumë i rëndësishëm për ne

16 Nov 2019    

Deklarata e Sekretarit Organizativ dhe Elektoral të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi:

Sikurse ju njoftuam edhe pak më përpara, në daljen zyrtare që bëmë, ka filluar procesi i votimeve në Partinë Socialiste për kandidatët për Delegatë të Kongresit të Partisë.


Në fund të këtij procesi do të zgjedhim 706 delegatët që do të përfaqësojnë 103056 anëtarët e Partisë Socialiste në Kongresin e ri të Partisë Socialiste, i cili do të zgjedhë edhe Asamblenë e re të Partisë Socialiste dhe Kryesinë e re të Partisë Socialiste, duke përmbyllur kështu të gjithë procesin e rinovimit të strukturave të Partisë Socialiste.


Ky është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Është një nga dy proceset që ne zhvillojmë nëpërmjet votimeve të "një anëtar, një votë" për delegatët e Kongresit dhe për kryetarin e partisë dhe mendojmë që demostron demokracinë e brendshme të partisë dhe forcën e përfaqësim të anëtarësisë së partisë në strukturat e veta.


Procesi ka filluar normalisht në 363 qendrat e votimit dhe besoj se edhe në vazhdim  do t'ju informojmë për ecurinë e këtij procesi.  Ajo që është e rëndësishme për ta theksuar, sikurse e vutë re, këtu në selinë e partisë, ku voton Njësia nr.8, ne jemi duke eksperimentruar edhe disa mënyra të tjera të votimit, moderne, sikurse është votimi elektronik , ku edhe unë sapo votova në mënyrë elektronike. Ishte një votim relativisht i thjeshtë. Unë qëllimisht nuk u njoha me këtë proces edhe në fazën e provave të tij, për ta parë vetë, nëse ishte një proces që mund të bëhej thjeshtë apo mund të kishte komplikime. Në këndvështrimin tim rezulton një proces  i thjeshtë, megjithatë do të shohim edhe rezultatet  se si do të implementohet nga e gjithë struktura e anëtarësisë së partisë të Njësisë nr. 8, për t'ja sygjeruar më pas, Komisionit të Reformës Zgjedhore nëse është një proces që ësHtë në kohën e duhur apo nuk është në kohën e duhur.


Nga ana tjetër kemi dhe një proces tjetër që po zhvillon një grup prej 100 vetësh të zgjedhur të Njësisë 8 me votimin on-line. Ai ka filluar që ditën e premte, pra votimi on-line në ndryshim nga ai elektronik ka përparësinë që të jep mundësinë që ti të votosh disa herë, në fund fare merret votimi i fundit i këtij procesi on-line. Nga krahu tjetër, duhet të kemi parasysh, që në rast se dikush nga këta njerëz, i cili ka votuar on-line paraqitet fizikisht dhe voton në mënyrë elektronike, atëherë përparësia i kalon prezencës fizike, pra i kalon votimit elektronik.


Në fund të të gjithë këtij procesi besoj do të kemi disa konkluzione në lidhje me këto dy forma të reja që ne jemi duke aplikuar sot.


Nga ana tjetër kemi lidhur një kontratë me Postën Shqiptare për votimin me postë, që do ta shfrytëzojmë për emigracionin, pra për votimin e delegatëve që vijnë nga emigracioni, por ky është një proces që do të ndodhë në javët në vijim, meqënëse edhe delegatët që vijnë nga emigracioni përcaktohen në javët në vijim.


Besoj që me të tre këto forma, përfshirë edhe votimin tradicional që e kemi në gjithë pjesën tjetër  të Shqipërisë , ne jemi duke testuar dhe njëkohësisht përgatitemi për ndryshimet që duam të bëjmë në Kodin Zgjedhor , duke treguar që ne si forcë politike jemi të hapur për të gjitha propozimet që mund të vijnë dhe të përgatitur për çdo lloj situate modernizimi të sistemit.


Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi edhe votimin e emigrantëve. Emigrantët tanë janë një pjesë e rëndësishme e vendit, sidomos kur vjen fjala për pushtetin lokal ata janë po aq të rëndësishëm sa edhe ne që jetojmë këtu dhe në mënyrë të veçantë, kur vjen fjala për pushtetin politik ata janë po aq të interesuar sa edhe ne që jetojmë këtu , kështu që edhe prezenca e tyre në votime nëpërmjet këtyre formave, ndoshta mund të bëhet  më e thjeshtë dhe më e lehtë, gjithësesi do ti takojë Komisionit të Reformës Zgjedhore për të gjykuar për këto aspekte.  Ne sot jemi duke testuar dhe do të shohim se si do të jetë rezultati i tyre.


Pyetje: Z.Pëllumbi   nëse ky proces do të rezultojë ashtu sikurse juve prisni, a do të jetë e mundur që ai të implementohet në zgjedhjet e ardhshme, është koha e mjaftueshme  për ta bërë këtë?


Përgjigje:   Unë e kam ndjekur teknikisht procesin dhe besoj që teknikisht nuk duhet të ketë ndonjë problem, gjithësesi është vullneti politik për të pranuar njërën formë ose njërën formë, për sa kam ndjekur unë deri më sot t'ju them të drejtën votimi on-line më pëlqen shumë.


Pyetje: Z. Pëllumbi kur do të mblidhet Kongtresi i Partisë Socialiste?


Përgjigje: Kongresi i Partisë Socialiste do të vendoset në Asamblenë e ardhshme Kombëtare, por besoj se do të jetë fundi i muajit shkurt.
Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm