Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Mbledhja e Kryesisë së PS, prioritet agjenda eruopiane e Shqipërisë

Të reja

Mbledhja e Kryesisë së PS, prioritet agjenda eruopiane e Shqipërisë

09 Jan 2018    

Prononcimi për media pas mbledhjes e zëdhënëses së Kryesisë së PS, Elisa Spiropali:

Çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë?

Mbledhja e Kryesisë kishte disa funksione: organizimin e partisë, atë politik, por edhe agjendën qeveritare dhe të përparësive që Partisë Socialiste ka për të çuar përpara në 2018-ën. Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit; jemi të vendosur të vazhdojmë komunikimin me qytetarët. Ne e fituam mandatin e Qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh. Jemi të vendosur që të dëgjojmë qytetarët në qendër apo në periferi, në qytet apo në fshat, të gjitha problemet e fermerëve, të nëpunësve, të qytetarëve të papunë. Të punojmë me vendosmërinë tonë për të bërë të mundur një ndryshim të qenësishëm në jetën e tyre.

Jemi të vendosur për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për agjendën europiane të Shqipërisë.

Cilat ishin pikat e rendit të ditës dhe çfarë u diskutua konkretisht?

Unë e theksova edhe më lart, rend dite ishte agjenda organizative politike e partisë, por edhe agjenda qeverisëse dhe prioritetet e kësaj qeverie, si forca e vetme që qeveris në këtë vend.

Jemi të vendosur që në këto muaj të punojmë fort për agjendën europiane të Shqipërisë, për t’i mbërritur dhe për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bashkimin Europian; jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend.

Ne, padiskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të venë interesin politik të ditës mbi interesin kombëtar. 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm