Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Konfirmim për përcaktimin e datës së mbledhjes së Grupit të punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Të reja

Konfirmim për përcaktimin e datës së mbledhjes së Grupit të punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

06 May 2020    

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

Konfirmim për përcaktimin e datës së mbledhjes së Grupit të punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

 

Drejtuar:    Z. Oerd Bylykbashi

 

                                                                Adresa: Partia Demokratike

Bulevardi Zhan Dark, Nr.11, Tiranë

 

                 Z. Petrit Vasili

 

Adresa: Lëvizja Socialiste për Integrim

Rruga “Sami Frashëri”, Godina 20/10, Tiranë

 

 

Z. Bylykbashi,

Z. Vasili,

 

Pasi u njohëm përmes medias me letrën tuaj, shprehim vlerësimin tonë për gadishmërinë e shprehur prej jush për të rifilluar punën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

 

Ky qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë.

 

Duke shprehur plotësisht gadishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t'i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

 

Duke ju falenderuar,

 

 

BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE:

 

 

 

DAMIAN GJIKNURI

 

_________________________________________________

Për dijeni: Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë

                Ambasadës së SHBA -së, Tiranë

                Zyrës së OSBE-së, Tiranë

                Zyrës së Këshillit të Europës, Tiranë

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm