Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kjo e shtunë e 16 nëntorit 2019, ishte një ditë e veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë.

Të reja

Kjo e shtunë e 16 nëntorit 2019, ishte një ditë e veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë.

16 Nov 2019    

Deklaratë e Sekretarit për Media, Alfred Peza, në përfundim të procesit të votimit për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë:

Kjo e shtunë e 16 nëntorit 2019, ishte një ditë e veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë.

Në të gjithë vendin, po zgjedhim sipas parimit “një anëtar, një votë”, 706 delegatët për në Kongresin e PS të shkurtit 2020.

103. 056 anëtarët e Partisë Socialiste, morën pjesë në një nga ushtrimet e të drejtës më të rëndësishme, jo vetëm për demokracinë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar.

Në përfundim të këtij procesi, kam kënaqësinë të njoftoj se në të 363 vend-votimet e ngritura në të gjitha bashkitë e vendit, nuk janë njoftuar parregullsi, duke dëshmuar arritjen e një cilësie dhe standardi të lartë të këtyre zgjedhjeve.  

Jemi informuar se në shumë qendra votimi në disa qarqe të vendit, ka një numër të madh anëtarësh të PS në radhë për të votuar. Sipas udhëzimeve të dhëna edhe më parë nga Komisioni i Zgjedhjeve në parti, por nisur edhe nga praktika e proceseve të derisotme elektorale në Shqipëri, votimi do të vijojë derisa të ketë ushtruar të drejtën e tij demokratike edhe më i fundit anëtar, që ndodhet në radhë për të votuar.

Përfitoj nga ky moment për ti bërë thirrje të gjithë drejtuesve të Komisioneve Zgjedhore të Partisë dhe vend-votimeve, që procesi të vijojë edhe pas orës 16:00.

Dua të veçoj gjatë ditës së sotme dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor.

Me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr. 8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan on-line, Partia Socialiste tregoi se nuk është vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri.

Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47 % e kandidatëve për delegatë të Kongresit të PS, ishin gra edhe vajza.

Në orët në vijim, do të vijojmë që t'ju informojmë rreth përfundimit zyrtar të të gjithë procesit të sotëm nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili do të bëjë publike të gjitha rezultatet dhe detajet e tjera të këtij procesi.

Faleminderit.

 
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm