Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ftojmë të gjithë anëtarët që nuk kanë votuar ende t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në forumin më të lartë të Partisë Socialiste

Të reja

Ftojmë të gjithë anëtarët që nuk kanë votuar ende t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në forumin më të lartë të Partisë Socialiste

16 Nov 2019    

Fjala për media Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Klotilda Ferhati:

Përshëndetje,

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, jam këtu për të ndarë me ju të dhënat e deritanishme të procesit të votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit në të gjithë Shqipërinë, sipas parimit “një anëtar / një votë.

Ashtu siç ju kemi bërë me dije procesi ka nisur në orën 08.00 dhe vijon normalisht, pa asnjë problematikë, në të gjithë vendin.

Nga të dhënat e raportuara nga qendrat e votimit në të gjithë vendin, rezulton një pjesëmarrje e lartë në votime, mbi 35%, deri në orën 12:00. Për shkak të kësaj pjesëmarrje të lartë dhe radhëve të gjatë në disa qendra votimi, komisioni ka pajisur me dhoma të fshehta votimi shtesë.

Më lejoni t’ju sqaroj pjesëmarrjen sipas bashkive është si më poshtë:

Për Qarkun Shkodër:

Malësia e Madhe ka një pjesëmarrje deri në orën 12:00 prej 23.9%;

Bashkia Shkodër - 23.1%

Bashkia Vau Dejës- 52.4%

Bashkia Pukë- 30%

Bashkia Fushë Arrëz -24%

 

Për Qarkun Kukës

Bashkia Tropoja - 23%

Bashkia Has - 52%

Bashkia Kukës- 36.2%

 

Për Qarkun Lezhë

Bashkia Lezhë -37.4%

Bashkia Mirditë - 40%

Bashkia Kurbin -24. 4%

 

Për Qarkun Dibër

Bashkia Mat -28.5%

Bashkia Klos -35%

Bashkia Bulqizë- 31%

Bashkia Dibër- 29.1%

 

Për Qarkun Durrës

Bashkia Krujë- 30%

Bashkia Durrës- 31 %

Bashkia Shijak- 35.2%

 

Për Qarkun Tiranë

Bashkia Kamëz- 23%

Bashkia Tiranë- 32%

Bashkia Kavajë -17%

Bashkia Rrogozhinë- 36%

 

Për Qarkun Elbasan

Bashkia Peqin 55%

Bashkia Belsh 43.8%

Bashkia Cërrik 40.2%

Bashkia Elbasan 39%

Bashkia Gramsh 32.5%

Bashkia Prrenjas 21.7%

 

Për Qarkun Fier

Bashkia Lushnje 45%

Bashkia Divjakë 45.9%

Bashkia Fier 40%

Bashkia Patos 54.5%

Bashkia Roskovec 34%

Bashkia Mallakastër 37.5%

Për Qarkun Berat

 

Bashkia Ura - Vajgurore 37.7%

Bashkia Kuçovë 38.9%

Bashkia Berat 28%

Bashkia Poliçan 37.2%

Bashkia Skrapar 33%

 

Për Qarkun Korçë

 

Bashkia Poradec 33.5%

Bashkia Maliq 29.7%

Bashkia Pustec 38%

Bashkia Devoll 24.6%

Bashkia Korçë 28.9 %

Bashkia Kolonjë 22.4%

 

Për Qarkun Gjirokastër

Bashkia Përmet 26.4%

Bashkia Këlcyrë 27.5%

Bashkia Memaliaj 28.4%

Bashkia Tepelenë 34%

Bashkia Gjirokastër 30%

Bashkia Libohovë 19.3%

Bashkia Dropull 18.5%

 

Për Qarkun Vlorë

Bashkia Vlorë 30%

Bashkia Selenicë 33.6%

Bashkia Himarë 22.5%

Bashkia Delvinë 20%

Bashkia Sarandë 36%

Bashkia Finiq 43.2%

Konispol 25%.

 

Në total kemi një pjesëmarrje mbi 35% në të gjithë vendin sa i takon votimit në mënyrë manuale, tradicionale. Përsa i përket votimit elektronik që po kryhet në njësinë administrative numër 8 të Tiranës votimi është me një pjesëmarrje prej 42%.

Siç e keni ndjekur edhe nga afër, edhe në njësinë numër 8 në qendrën ku po kryhet votimi elektronik radhët janë të gjata por edhe në njësi të tjera administrative ku po kryhet votimi manual, duke qenë se ka pasur fluks votuesish Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë Socialiste i ka pajisur shumë Komisione të qendrave të votimit me dhoma shtesë të fshehta.

Procesi i votimit do të përfundojë në orën 16:00 të ditës së sotme për të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Ftojmë të gjithë anëtarët që nuk kanë votuar ende t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në forumin më të lartë të Partisë Socialiste siç është Kongresi i saj.

Prandaj, deri në orën 16:00 të gjithë zgjedhësit, anëtarë të Partisë Socialiste, të drejtohen në qendrat e tyre të votimit.

Do të mbetemi në kontakt për të dhënë informacione të tjera në lidhje me ecurinë e procesit.

Ju faleminderit!

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm