Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Dua të garantoj këdo që në fund të këtij procesi Lulzim Basha do të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi për shpifjet e ulëta, pa asnjë bazë

Të reja

Dua të garantoj këdo që në fund të këtij procesi Lulzim Basha do të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi për shpifjet e ulëta, pa asnjë bazë

11 Jul 2018    
Prononcimi për media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tek Prokuroria e Krimeve të Rënda:
 
Atëherë, siç i kisha premtuar opinionit publik, shpifjen e ulët e të turpshme, por me dijeni dhe me vetëpërfshirje të Lulzim Bashës, përkundrejt meje lidhur me një aksion të suksesshëm të organeve ligjzbatuese, sot jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime përkundrejt kësaj shpifje.
Kujtoj këtu para jush, që kam bërë dhe një kallëzim në Prokurori. Dua t’ju informoj se kallëzimit të paraqitur në Prokurori do t'i depozitojmë nesër edhe shtesa të tjera të atij kallëzimi, sepse ka elementë të rinj që e bëjnë Bashën një person i cili ka pasur dijeni, i njeh mirë personat që janë në kërkim nga organet ligjzbatuese.
 
Ajo që dua t'i them sot opionionit publik është se Lulzim Basha qënka një person që bën shejtan budallain, hedh një akuzë dhe një shpifje dhe sot më informon avokati që Lulzim Basha nuk është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u përballur me mua personalisht për shpifjen që ka hedhur. Nëse Lulzim Basha do të kishte burrëri në fakt duhet të kishte qenë i pari ai që duhet t’i drejtohej institucionit të Prokurorisë.  Ju e dini më mirë se shumë qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, që në rast të dijenisë për një krim është detyrim ligjor, por edhe qytetari e një personi, që të shkojë në Prokurori.
 
Lulzim Basha nuk e bëri. Sot nuk është paraqitur këtu në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Thonë që ka ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse kjo është e vërtetë, nëse është atje, nëse ky nuk është trilli i radhës, sepse ai e ka zakon fshehjen ndaj drejtësisë, kujtoj këtu në rastin e rrugës Durrës-Kukës nuk u paraqit asnjëherë në Prokuroroi brenda afateve dhe luajti me raporte mjekësore apo me vizitat jashtë shtetit si ministër i Jashtëm. Të njëjtën gjë po bën edhe këtu, por në rast se është në Amerikë të paktën ka një detyrim edhe ligjor që përpara organeve ligjzbatuese amerikane të japë shpjegime për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse të sponsorizuara për Partinë Demokratike.
 
Z. Balla çështja “Toyota” ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, a jeni ju i hapur të përballeni me drejtësinë për sa kohë z. Basha ju ka akuzuar direkt?
 
Patjetër! Mezi pres, në rast se do të kishte Prokuroria një arsye për të më pyetur mua për çdo dijeni. Por besoj Klodiana, të dy biem dakord që personi i parë që duhet thirrur në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda për këtë çështje është z. Basha. Apo jo?
Të falenderoj! Apeli im sot, meqenëse jemi pranë institucionit të Gjykatës së Krimeve të Rënda është që të thirret menjëherë personi Lulzim Xhelal Basha, i cili siç ka bërë pohime në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, si një person që ka dijeni për ngjarjen.
A keni ju njohje me kushërinjtë Vladi, të cilët janë si organizatorë të veprimtarisë kriminale?
Jo! Ai që di unë se ka dijeni për këta dhe njohje, besoj që është një fakt publik, është fakti që Lulzim Basha i njeh fare mirë ata. Nuk është rastësi gjendja në zyrën personale të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike të një prej vëllezërve, është fakt që e kam bërë publik. Ripërsërisë, unë kam dyshimet e mia që Lulzim Basha i njeh dhe dy personat e tjerë, pra dy kushërinjtë që ju i referoheni, të cilët nga dyshimet e mia kanë qenë prezentë edhe në çadrën e Lulzimit e cila ka vonuar sadopak krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë në vend.
 
Z. Balla ne gazetarëve na duket sikur ju politikanët po bëni show mediatik duke bërë referate në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Cili është synimi juaj? Çfarë kërkoni ju nga drejtësia, sepse ju kemi parë këtu edhe në përballje me Shkëlzen Berishën ku nuk pamë ndonjë rezultat.  Çfarë synoni ju me këtë padi?
 
Kjo është një instancë e parë ku për shkak të mosngritjes së institucioneve të reja, të Gjykatës Speciale e të tjera me radhë, ky është institucioni i parë. Ndoshta sot gjyqtari mund t’ja kalojë këtë çështje për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë apo Gjykatës së Lartë, sepse edhe jurispudenca në këtë situatë ka një vakum.
Unë dua t’i them mbarë opinionit publik që pas kësaj akuze të turpshme dhe shpifje të turpshme, dua të garantoj këdo që në fund të këtij procesi, mund të jetë i gjatë, mund të kërkojë muaj mund të kërkojë një vit mund të kërkojë dy, me vendim gjykate Lulzim Basha do të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi për shpifjet e ulëta, pa asnjë bazë. Por që pas pak verifikimeve na doli që Lulzim Basha paska qenë vetë në dijeni të personave me njohje konkrete të familjarëve.
 
Z. Balla informuat që do të shtoni kallëzimin e bërë me fakte të reja. A do të ketë prova konkrete që rëndojnë pozitën e z. Basha?
 
Po. Më lini kohë deri nesër që t’jua vë në dispozicion, ju gazetarëve që mbuloni drejtësinë dhe organet ligjzbatuese, gjithë dokumentin me prova të reja që bëjnë me dije përgjegjësitë penale të Lulzim Bashës në këtë rast.
Jo vetëm në vlerësimin tim juridik është një person që ka vënë në rrezik suksesin e një aksioni policie, por ka edhe elementë të tjerë shtuar këtu edhe faktet e njohjeve paraprake me këta persona. A ka dashur Lulzim Basha ti bëjë një sinjal të koduar personave që po transportonin paratë? Këto janë çështje për të cilat Lulzimi duhet të përgjigjet para Prokurorisë.
Në këtë kontekst e rëndësishme është që u kthyem në të njëjtin format, në të njëjtën përmbajtje ku Lulzim Basha nuk ka burrërinë aspak të përballet.
 
Z. Balla, ju akuzoni z. Basha që nuk përballet me drejtësinë ndërkohë  jeni vetëm pesëdhjetë hapa nga salla e gjyqit dhe nuk preferoni të përballeni vetë me gjykatësit, si mund ta shpjegoni këtë?
 
Kjo është një seancë e parë. Unë dua të përballem drejtpërsëdrejti me Lulzim Bashën. Është Lulzim Basha ai i cili ka guxuar të hedhë baltë mbi personalitetin tim. Sa për një përballje mes avokatësh, nuk do ta ulja nivelin tim të përballesha me punëtorët, njëri prej tyre më thanë që është ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisë së përbashkët të një viti më parë, kështu që me punëtorët e Lulzimit nuk përballem. Unë jam gati të përballem drejtpërsëdrejti me Lulzimin. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika. Jam shumë i sigurt që ky proces Klodiana, dhe ti e di fare mirë, do të ketë plot seanca dhe Lulzimi do vijë me doemos të përballet në Gjykatë. Këtu duhet të jetë një standard që personi që hedh akuza dhe kërkon të bëjë politikë me vepra të tilla kriminale duhet që ti qëndrojë akuzave.
 
Apeli im përkundrejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda, siç më informuat edhe ju çështja paska ardhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, atëherë personi që pretendon se ka dijeni duhet domosdoshmërisht të shkojë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
 
Shumë faleminderit!
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm