Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Akademia e Politikave Sociale, Olle Thorell: Suedia, mbështetëse e madhe e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Të reja

Akademia e Politikave Sociale, Olle Thorell: Suedia, mbështetëse e madhe e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

31 Oct 2019    

Gjatë paradites së sotme nën kujdesin e drejtueses së Fondacionit "Qemal Stafa", Teuta Vodo, është zhvilluar Akademia e Politikave Sociale sipas Modelit Suedez, ku të ftuar për të dhënë modelin e tyre kanë qenë disa prej deputetëve suedez si, Olle Thorell President i Zgjedhur i Social Demokratëve në Västmanland tetor 2012 e në vijim, deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani dhe Shpëtim Pirraku, Birgitta Beiron, si dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Znj. Vodo në hapje të kësaj akademie shprehu rëndësinë e përfshirjes së të rinjëve në proceset e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe sesa i rëndësishëm është zëri i tyre në përçimin e politikave dhe reformave të ndërmarra në këtë rrugëtim të Shqipërisë.

Olle Thorell në mesazhin e tij dhënë për të rinjtë që ishin pjesë e akademisë politike por edhe klasës politike shqiptare, theksoi mbështetjen e Suedisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sesa e rëndësishme është që vendi ynë të vijojë me reformat e ndërmarra, siç është ajo në drejtësi dhe reforma elektorale. " Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me kolegë deputetë dhe të dëgjosh për Shqipërinë. Suedia është një mbështetëse e madhe e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne e mbështesim me çdo mundësi dhe mënyrë që kemi. Gjithashtu Suedia gjithmonë ka mbështetur politikën e zgjerimin dhe ne besojmë që familja europiane është me e fortë nëse është më e madhe. Ndaj ne jemi mbështetës të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kjo ka qenë tema e diskutimi tonë me kolegët në parlament dhe partnerët tanë këtu në Shqipëri.

Një nga temat që folëm gjithashtu është vijimi me reformat e ndërmara. Ne jemi të etur për të parë që Shqipëria vijon procesin e reformës në drejtësi, reformën elektorale dhe të vazhdojë më tej në luftën kundër korrupsionit dhe të gjitha reformat e nevojshme për tu bërë një anëtar i Bashkimit Europian.

Unë e kuptoj shumë mirë zhgënjimin e disave në Shqipëri për këtë vendim ose mosvendim për të shtyrë negociatat, por jam gjithashtu i impresionuar me dëshirën dhe vendosmërinë për të vijuar më tej me reformat. Kjo është gjëja e duhur dhe mesazhi që ne kemi për miqtë tanë në Shqipëri është që reformat duhet të vijojnë dhe rruga për në Bashkimin Europian duhet të përshkruhet. "

Gjithashtu Thorell foli dhe për marrëdheniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga kjo akademi, kërkoi aleancën e të rinjve për ta bërë Shqipërinë të parin vend europian pa qese plastike në 1 qershor 2020.  Kjo nismë mund të bëhet realitet nëse do të ketë edhe dakordësinë e rinisë dhe të shoqërisë. Ai kërkoi mbështetjen e studentëve për të ndërgjegjësuar qytetarët në refuzimin e përdorimit të qeseve plastike për të pasur një mjedis më të pastër dhe një turizëm të qëndrueshëm.

“Mund të krijojmë një aleancë të madhe për pastërtinë në vendin tonë- tha ministri Klosi duke theksuar se brezi i ri  duhet të jetë shumë më aktiv për të pasur Shqipëri të pastër turistike.

Ministri Klosi ndau edhe arritjet në politikat mjedisore që janë ndërmarrë  në dy vitet e fundit edhe në kuadër të ndryshimeve klimatike. “Clean and Green 2020” dhe një sërë nismash kanë sjellë impakt të pamohueshëm në mjedis po aq sa edhe kanë vendosur këtë temë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Deputetët suedezë të grupimit social demokrat e vizitojnë vendin tonë me ftesë të Sekretariatit për Marrëdheniet Ndërkombëtare në PS, dhe prej dy ditësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të parlamentit shqiptar.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm