TAKSIM I NDERSHËM

ANGAZHIMI YNË Taksim i ndershëm progresiv që ul taksat për 95% të shqiptarëve

ZOTIMET TONA:

  • Zëvendësim i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm.
  • Vendosje e drejtësisë sociale përmes taksimit progresiv për të ardhurat personale.
  • Zbatim i parimit kush fiton më pak do të paguajë me pak – kush fiton më shumë do të paguajë me shumë.
  • Tatim mbi fitimin në dy nivele për biznesin: një nivel për biznesin e madh dhe një nivel më i ulët se ai ekzistues për biznesin e vogël.
  • Politikë e re fiskale, e cila mbështetet kryesisht në uljen e kostos së jetesës për shumicën e popullsisë.
  • Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës.
  • Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për barnat dhe shërbimet mjekësore.
  • Reduktim i ndjeshëm i tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve familjarë.
  • Rishikim në mënyrë të plotë i të gjithë sistemit të tarifave.
  • Tarifa transparente dhe brenda mundësive të përballimit të kostos së shërbimit që ofrohet.
  • Politika fiskale të përputhëshme me modelin e ri ekonomik dhe kontribuese në lehtësimin e gjendjes kritike ku ndodhet ekonomia e vendit.
  • Politika tatimore që synojnë lehtësimin e menjëhershëm të barrës ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme.
  • Taksim i ndershëm si kontribut për më shumë investime publike, më shumë vende pune dhe më shumë kërkesë konsumatore.

Ndryshim radikal në shpenzimet publike dhe në përdorimin e parave e pasurisë publike, duke siguruar sukses në zbatimin e politikës fiskale.

Rimëkëmbje e Ekonomisë.pdf

8 thoughts on “TAKSIM I NDERSHËM

  1. Persa kemi lexuar me lart dhe jemi njohur me kandidatet per deputet te PS mund te shprehemi se: keni nje ekip te konsoliduar dhe te besuaeshem, qe e ardhmja e shpejte vjen e garantuar ne duart e juaja se bashku me urimin tim per nje fitore te thelle, ne te mire te Shqiperise dhe te popullit qe po ju mbeshtet. Nga sa keni premtuar ne i besojme, se do i realizoni, megjithese disa gjera nuk jane ne doren tuaj, sepse demet qe po len kjo qeveri jane shume te medha ne te gjitha fushat ekonomike, politike e shoqerore. Por demi me i madh eshte se ka vrare besimin -shpresen te cilat sot jane ne agoni.
    Ne per te qene te kenaqur ky popull me ju, kur te vini ne pushtet kerkojme ne radhe te pare te ringjallni kete besim, duke realizuar 3 gjera:
    1. Ekipi juaj te bejne betimin popullor, se votat tona nuk do i shperdorojne. Ne rast se deshiron ndonjeri te konvertohet (te tradhetoje besimin) politikisht, te kerkoje vullnetarisht heqjen dore nga cdo funksion politik, administrative e legjislativ.
    2. Ekipi juaj te marre persiper te beje shtet. Ketu e kam fjalen, qe te gjithe te jene te barabarte para ligjit, jo me fjale po me vepra. Kush shkel ligjin te ndeshkohet njesoj (pa e zbutur me nderhyrje) qe nga presidenti, deri te druvari ne maje te malit
    3. Administrata publike, legjislative dhe cdo person vendimarres, te pergjigjet administrativisht , materialish dhe penalisht, per vendimet e gabuare, qe i sjellin dem shoqerise, shtetit, dhe personave
    Me respekt
    Artef Lekaj

  2. Edhe pse me vonese uroj qe qeveria juaj te jete e afte te rimekembe ekonomine e Shqiperise.
    Persa i perket nivelit te taksimimt jam dakord per taksimin progresiv por do deshiroja qe te ndryshonte menyra e taksimit nga taksim i fitimit ne taksim te konsumit pasi mendoj qe eshte menyra me e ndershme e taksimit.
    Pershendetje dhe urime ne punen tuaj qe nuk do te jete aspak e lehte.

  3. Z.Rama!
    Fitorja Juaj ishte rezultat i nje vizioni te ri qe ju perqasni per te ardhmen e vendit.Ajo eshte njeherazi dhe fitore plebishitare e popullit shqiptar,nje shkeputje perfundimtare nga gjendja depresive ne te cilen kishte kohe qe rendkonte.
    Duke njohur vullnetin tuaj te paepur per pune dhe per ndryshim kam besim si anetar i P.S se do t’i jepni nje alternative vertete te re vendit.
    Ekipi qe ju zgjodhet besoj dhe shpresoj te kete devortshmerine per te punuar me ndershmeri,me profesionalizem,me devocion dhe perkushtim ndaj votuesve ,me pergjegjesi ndaj fateve te vendit.
    Dua te sjell ne kujtesen tuaj vetem dy momente qe mendoj se kane vlere per punen tuaj ne te ardhmen.
    Se pari mendoj se duhet te merrni ne konsiderate RIVLERESIMIN e pasurise kombetare ,se ku ka shkuar ajo dhe ne cfare menyre eshte shperndare apo eshte”Shperdoruar”.Ketu hyjne gjithe resurset e mbitokes dhe nentokes qe nga ato ujore dhe gjer tek ato te lendeve djegese dhe minerare etj.. Kjo ceshtje lidhet me kontributet e popullit tone si dhe me faktin e shkuarjes se pasurise te [pronaret e vertete.
    Se dyti taksa e ndershme lidhet edhe me analizen dhe percaktimin publik te minimumit te jeteses.Kjo ne fakt eshte tejet komplekse sepse permban te inkluduar kontrollin mbi cmimet qe perben thembren e akilit per vendin tone ,si dhe ndihmen sociale nepermjet pershkallezimit te sistemit taksor.
    Se treti besoj se nuk duhet hequr dore per asnje motiv nga parimi i ndeshkuesmerise per ata qe kane vjedhur dhe shperdoruar pasurine kombetare.
    Kjo e treta mendoj se do te perbeje edhe nje lloj testi ne syte dhe opinionin e qytetareve shqiptare per qeverine qe ju do te drejtoni .
    Se fundi duke marre shkas nga aspiratat e gjera te vendit tim per me shume prosperitet ,per me shume humanizem dhe per nje demokraci sa me direkte ,e pershendes gjithe nismen tuaj dhe e cmoj me vlere ,spse vilni mendime dhe sugjerime nga njerezit e thjeshte .
    Sa per dijeni para 7 vjetesh nje specialist kanadez ne shenje miresjelljeje me tha: Fane ,A e dini ju se vendi juaj noton mbi nafte !!!!!
    Nuk e di sa baze ka nje thenje e tille por dukwe ditur se personi qe m’i tha keto fjale ishte specialis minierash,mendoj se mund te kete elemente te se vertetes.
    Duke e mbyllur uroj qe ministrat qe ju keni zgjedhur te marrin sado pake nga entusiazme dhe perkushtimi juaj .
    Me respekt ! Fane Tarifa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>