ANGAZHIMI YNË: Shërbime Universale për të gjithë fëmijët dhe qeverisje si partnere sociale e familjes
ZOTIMET TONA:
- Organizim i shërbimeve të parandalimit, ndërhyrjes dhe riintergrimit të fëmijëve në familje e komunitet, brenda mandatit të parë të qeverisjes.
- Krijim i institucionit të Komisonerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
- Mobilizim i të gjitha burimeve dhe energjive të shoqërisë për eleminimin e dhunës në familje.
- Fonde buxhetore në mbështetje të familjeve të reja, familjeve me një prind dhe familjeve në nevojë.
- Fonde buxhetore në mbështetje të familjeve të pastreha ose që rrezikojnë të humbasin shtëpinë për shkaqe ekonomike, shëndetësore ose familjare.
- Lehtësim i barrës fiskale duke aplikuar reduktim të pjesshëm të taksave për familjet me shumë fëmijë.
- Nxitje e programeve të sigurimit të ushqimit për fëmijët e varfër dhe të zonave të thella e të vështira klimaterike, pavarësisht të ardhurave të familjes.
- Shërbime për fëmijët që do të mbështesin përgjegjësinë e përbashkët prindërore dhe do të lehtësojnë prindërit në tregun e punës.
- Organizim i shërbimit të kujdestarisë në familje si një shërbim alternativ për fëmijët jetimë, me probleme sociale apo të varfër.
- Kujdes i veçantë për fëmijët dhe adoleshentët jetimë, socialë dhe biologjikë, që në moshën 16-vjeçare dalin nga institucionet e përkujdesit.
- Brenda mandatit të parë, strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme për të gjithë jetimët që aktualisht janë të papunë e pa strehë.
- Brenda mandatit të parë, strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme të jetimëve që dalin periodikisht nga institucionet rezidenciale.
- Screening falas për të gjitha gratë në moshë produktive, me qëllim uljen e rasteve të shfaqjes së kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.
- Përfitim nga leja e lindjes për çdo nënë pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore.
- Mbështetje për të gjitha format e jetesës familjare; familjen e lidhur me martesë, bashkjetesën, familjet me një prind dhe të gjitha format e tjera të partneritetit.
- Mbështetje forcimit të familjes, në përputhje me traditat e vlerat më të mira të familjes shqiptare si institucion themelor i shoqërisë.
- Përkrahje politikave të shëndetit riprodhues.
- Përkrahje të drejtës së prindërve për të vendosur numrin e fëmijëve të dëshiruar, distancimin e lindjeve dhe parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar.
- Mbështetje zhvillimit të përgjegjësive të sipërmarrjes private për jetën familjare.
- Bashkëpunim, monitorim dhe nxitje punëdhënësit për zbatimin e dizpozitave ligjore.
Promovim i kanaleve moderne mediatike të sensibilizimit për ruatjen e shëndetit dhe kujdesin e vazhdueshëm.