KUJDES SHËNDETËSOR UNIVERSAL

ANGAZHIMI YNË: Kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës, për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri

ZOTIMET TONA:

  • Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, që do të jetë blerësi i shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe do ta ofrojë pa pagesë për të gjithë qytetarët.
  • Financim i plotë dhe i qëndrueshëm i sistemit shëndetësor kryesisht nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të popullsisë.
  • Heqje e taksës së sëmundjes: TVSH-së në shkallën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
  • Zbatim, brenda vitit të parë të qeverisjes, të një sistemi të përvitshëm kontrolli mjekësor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç.
  • Sistem kontrolli mjekësor bazë me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të disa sëmundjeve të shtuara ndjeshëm në 10 vjeçarin e fundit.
  • Përmirësim i kosto-efiçencës së spitaleve publike me anë të mekanizmit spital-ndërrmarrje (DRG).
  • Krijim i spitaleve publike- autonome të drejtuara nga borde spitalore dhe me përbërje të gjerë.
  • Menaxhimi i institucioneve shëndetësore sipas modeleve bashkëkohore të institucioneve autonome.
  • Institucionalizim i rolit dhe funksioneve të menaxherit të shëndetësisë.
  • Ristrukturim i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore sipas standardeve bashkëkohore.
  • Shërbim Urgjence Mjekësore me aparatura moderne të shpëtimit të jetës dhe kombinim të lëvizjeve tokësore e ajrore.
  • Shërbim Urgjence Mjekësore me stafin e duhur profesional dhe të përgatitur.
  • Prezencë e shërbimit farmaceutik në të gjithë territorin e vendit.
  • Rritje e cilësisë së farmakmovigjilencës dhe barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit.
  • Ngritje e një sistemi unik dixhital shëndetësor, me të cilin të ndërlidhen të gjithë aktorët privatë dhe publikë të sistemit shëndetësor.
  • Ridimensionim i rolit të mjekut të familjes për t’i siguruar dinjitetin që i takon si rojtar i sistemit shëndetësor përsa i përket cilësisë dhe mirëfunksionimit.
  • Përmirësim i partneritetit shërbim publik – shërbim privat.
  • Integrim gradual edhe në shërbimin shëndetësor privat i financimit publik sipas standardeve e kritereve profesionale.
  • Vlerësim, rregullim dhe stimulim i rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës së tij bazuar në meritë.
  • Stimulim i statusit të profesionistit të lirë për mjekët dhe shërbimit parësor në qytetet e mëdha, duke harmonizuar këtë përvojë dhe me atë të mjekëve.

Modernizim i shërbimit të infermieristikës sipas modeleve të legjislacionit europian dhe në përshtatje me nevojat reale.

Ripërtëritje e Shoqërisë

2 thoughts on “KUJDES SHËNDETËSOR UNIVERSAL

  1. te sigurohet nje mbulim me sherbim shendetesor baze mundesisht edhe te specializuar deri ne skajin me te larget te Shqiperise se Rilindur

  2. Pasi pashe strukturen e programit te PS mbi ambjentin, do te sugjeroja; fauna dhe flora jane ne situate kritike nese s’eshte prioritet apo per veshtersi financiare te pakten te nderpriten lejet e gjuetive ne menyre absolute duke perfshire te gjitha llojet e gjuetive nen kercenimin e nje legjislacioni te ashper financiar dhe penal.Ndersa per floren:te pezullohen te gjitha aktivitete e prerjes se pyjeve dhe ketyre sipermarrjeve ti ndryshoj aktiviteti ne drejtimin e mbjelljeve .
    Naturisht keto kerkojne nje program sensibilizimi,inplementimi,ne mbeshtetje te nje legjislacioni te hartur nga specialiste te fushes dhe experte juridike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>