Fjala nė kuvend e deputetit, Ervin Koēi

Postuar më: 19/07/2010

Të nderuar kolegë deputetë,
Projektligji  “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 04.12.2009 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2010”  paraqet buxhetin e krizës, krizën e thellë ekonomike që ka kapur vendin tonë,
krizë që i ka themelet te filozofia e qeverisjes kur Sali Berisha erdhi në pushtet, krizë që u konsolidua te korrupsioni elektoral i vitit të kaluar, krizë që vazhdon të përkeqësohet më tej nga morali dhe paaftësia e kësaj qeverie për të dalë nga gropa ku e ka futur ekonominë shqiptare.
Kriza ekonomike është shfaqur me tërë forcën e saj në ekonominë shqiptare, është ideuar nga kreu i qeverisë Sali Berisha dhe zbatuar nga Ministri i Financave, që vazhdojnë të rrënojnë paturpësisht mirëqenien e çdo qytetari në këtë vend.
Gjatë gjithë kësaj kohe, opozita ju ka treguar e thënë me qindra herë që buxheti i vitit 2010 nuk ishte realist, që ishte një buxhet shumë larg realitetit, që do të thellonte më tej krizën duke  ju kërkuar marrjen e masave për krizën.
Gjithçka në vesh të shurdhër, që vazhdon dhe sot,  kur pushteti i paraqiste të ardhurat 20% më të larta se një vit më parë e të tjera shifra pa u mbështetur në të dhënat reale të ekonomisë.
Ky projektligj paraqet Buxhetin e mjerimit dhe varfërimit me tej të shqiptarëve ku në 6 mujorin e parë papunësia është shtuar, të ardhurat personale janë ulur ndjeshëm çmimet e produkteve të konsumit vazhdojnë rritjen, rritjet e pagave dhe pensioneve në vlerë absolute nuk mbulojnë as rritjen e  çmimit të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm dhe ky buxhet në çdo zë të tij do të sjellë rritjen e varfërisë.
Por ka dhe individë që në këtë vend që pasurohen dhe kjo është bllokmenja e re, Kryetarja e Kuvendit.
A ka abuzim më të turpshëm financiar kur Kryetarja e Kuvendit vjedh paratë e tatimpaguesve, paratë e qytetarëve, dhe janë plot 11.2 milion lekë të vjedhur pastër vetëm nga dietat.
Kur varfëria dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, Kryetarja e Kuvendit në mënyrë të hapur i vjedh qytetarëve dhe buxhetit të shtetit plot 11.2 milion lekë.
Ky është morali i këtij pushteti abuziv, që pasurohet duke vjedhur taksat e qytetarëve, ku njerëzit e thjeshtë paguajnë taksat duke respektuar ligjet në fuqi, edhe pse kjo qeveri i ka futur në mjerim.

Ky projektligj paraqet Buxhetin e rrënimit të bizneseve shqiptare ku biznesi po lëngon nga politikat e kësaj qeverie,
kur për 6 mujorin e parë, kemi ulje të volumeve të  mallrave dhe shërbimeve brenda vendit, ulje të xhiros dhe të fitimeve të bizneseve, gjoba në rritje ndaj tyre, mos-shlyerje të investimeve të kryera nga biznesi, krijimi i pastër i monopoleve pothuajse në çdo treg. Ndërsa për 6 mujorin II, nuk do të kemi  asnjë investim të ri publik, do të jenë rreth 23 miliard lekë që do i mungojnë ekonomisë, sidomos sektorit të ndërtimit. Mungese që së bashku me politikat e mbrapshta të qeverisë do të vazhdojë të rrënojnë më tej biznesin.
Por  në vendin tonë ka dhe individë pjesë të familjes në pushtet, pjesë e kësaj qeverie që fitojnë me miliona euro brenda pak muajve, aq sa bizneset e ndershme nuk i kanë fituar për 20 vjet.
Ky është morali i kësaj qeverie të korruptuar, ku biznesin e ndershëm e falimenton dhe oborrin e vet e pasuron.

Ky projektligj paraqet Buxhetin e vazhdimit të abuzimit me financat publike, ku duket qartë keq-menaxhimi i rëndë i financave publike,  që fillon nga keq-administrimi në mbledhjen e të ardhurave, vazhdon me kryerjen abuzive të shpenzimeve, e përfundon me një alokim të investimeve në përpjesëtim të zhdrejtë, në kohë dhe në hapësirë.
Kjo ka sjellë që për 6 mujorin e parë, deficiti buxhetor është rreth 2% GDP, ose rreth 21 miliard lekë,  2.1 herë më shumë nga ai i programuari.
Për vitin 2010, FMN parashikon se deficit buxhetor do të jetë më i lartë se 5%, ndryshe nga ky projektbuxhet që e paraqet në nivelin e 3.1%.

Ky projektligj paraqet Buxhetin e mashtrimit të publikut, buxhetin e mashtrimit të qytetarit ku deklarohet se për 6 mujorin e dytë do të mbledhin 183 miliard lekë nga 150 miliard të mbledhur 6 mujorin e parë ose 22.5% më shumë.
Kush mund ta besojë këtë shifër të radhës?
Kur FMN parashikon për këtë vit vetëm 306.3 miliard lekë, ose 27 miliard më pak.
Apo mos këto të ardhura do të vijnë nga privatizimet e aseteve të ushtrisë shqiptare?
Në buxhet paraqisni vetëm 300 milion lekë të ardhura nga privatizimi, shumë pak nga vlera reale e tyre.
Ne kemi të gjithë informacionin e nevojshëm, se këto asete, do të kalojnë në disa duar të korruptuara qeveritare e më në fund të përfundojnë te familja në pushtet, ku në këtë pasuri kombëtare bëjnë pjesë dhe me qindra hektarë troje turistike.
Ne sigurojmë qytetarin shqiptar, se do të bëjmë transparencën e çdo veprimi të këtij pushteti dhe çdo tjetërsim pasurie i fituar në mënyrë abuzive nga ky pushtet do të anulohet, duke ju kthyer përsëri qytetarit shqiptar.

Ky projektligj paraqet Buxhetin e paaftësisë së qeverisë  për të menaxhuar financat publike dhe për ti dhënë impaktin e duhur ekonomisë. Sipas raportit të fundit të FMN të datës 12 korrik ne do të kemi mesataren e rritjes ekonomike (GDP) më të ulët në rajon deri në vitin 2015, pasojë e politikave të deritanishme të kësaj qeverie, niveli i borxhit publik parashikohet të shkojë në nivelin 62.8% në fund të vitit dhe nëse vazhdon kjo filozofi qeverisëse, borxhi publik, do të vijë duke u rritur nga viti në vit, duke shkuar në 70% në vitin 2015.
Rritja ekonomike sipas projekti të ri parashikohet 4.1%, nga rritja 5.5% parashikuar më parë, por të gjithë na kujtohet se  pati dhe ministra që deklaronin me bujë kur flisnin për buxhetin e vitit 2010 se 5.5 % është rritja minimale, se rritja në vend  do të kap 7% e të tjera gënjeshtra si këto.
FMN në raportin e vet zyrtar deklaron, rritje ekonomike 2.3% dhe  borxhi publik në fund të vitit do të jetë 62.8%.
Niveli maksimal i borxhit në vendin tonë, sipas vetë ligjit të miratuar nga kjo mazhorancë, nuk duhet të kalojë 60% .
Për të ruajtur nivelin e borxhit 60%, kjo qeveri si gjithmonë do të bëj rritje fiktive të GDP nëpërmjet instrumentit politik të sajit INSTAT-it.
Pak ditë më parë kryeministri për të larguar vëmendjen nga ky buxhet krizë, në një deklaratë mashtruese, tipike për të, një skenar që mund të përdoret për dokumentar fantastiko ekonomik, deklaron se ka siguruar  3.2 miliard borxhe, që e çon nivelin e borxhit publik mbi 100% të GDP. Eurobondin e harroi.
Kushdo që ka pak njohuri nga ekonomitë e vendeve si ne, e di sa e besueshme dhe e realizueshme është kjo deklaratë.
Është tallëse dhe fyen rëndë inteligjencën e popullit tonë.

Ky projektligj paraqet Buxhetin e demagogjisë së këtij pushteti, ku pushteti deklaron një performancë të lartë të mbledhjes së të ardhurave, kjo e paraqitur dhe në relacionin e qeverisë. Por po të analizosh shifrat del diçka tjetër.
Në 6 mujorin e parë 2010 të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur me 3,6 % krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2009. Afërsisht sa inflacioni mesatar 6 – mujor, por në rritjen e të ardhurave në dogana ka ndikuar kursi i këmbimit ku nga zhvleftësimi i monedhës vendase kundrejt USD dhe Euro për 6 mujorin të ardhurat janë rritur me 6.5%, pra të ardhurat janë rritur jo nga perfomanca e qeverisë, apo rritja ekonomike por nga kursi i këmbimit 3.6 miliard lekë.
Nga rritja e kuotave në bursë të karburanteve dhe gazi e lëngshëm,  këtë vit janë rritur rreth 28% krahasuar me një vit më parë,  dhe duke e ponderuar me peshën specifike në të ardhurat totale, të ardhurat në dogana janë rritur me 7% vetëm nga ky efekt, pra të ardhurat janë rritur jo nga perfomanca e qeverisë, apo rritja ekonomike, por nga rritja e çmimeve në burse me 4 miliard lekë.
Nuk kam mundur të llogarisë çmimet  e bursës për hekurin, çimenton, grurin si dhe rritjen e çmimeve të referencës për disa produkte, për shkak të mungesës së plotë të informacionit.
Në tatime nuk ka asnjë informacion, gjithçka në terr.
Nga rritja e barrës tatimore për vitin 2010 krahasuar me vitin 2009, vetëm nga rritja e akcizës së cigares nga 40 në 50 lekë për paketë, të ardhurat në dogana janë rritur më rreth 1 %, pra 560 milion lekë.
Po të zbresim këto efekte, efektin e kursit të këmbimit, të çmimeve në bursë, të rritjes së barrës fiskale, të ardhurat reale për 6 mujorin e parë të vitit janë rreth 140 miliard lekë, pra ekonomia shqiptare ka dhënë 5 miliard më pak të ardhura  se e njëjta periudhë për vitin e kaluar ose 4 % më pak.
Ky projektligj paraqet buxhetin e errësirës, për shkak të mungesës totale të transparencës, për kohën dhe mënyrën si u paraqit ky buxhet, për mënyrën si u trajtua në komisionet parlamentare, për mungesën totale të informacionit nga strukturat shtetërore për të parë situatën reale të ekonomisë, por dhe pa asnjë konsultim apo diskutim me grupet e interesit.
Mungesa e transparencës në ekonomi, duke fshehur çdo të dhënë, çdo informacion që është detyrim të njoftohet publiku, ka shqetësuar dhe ndërkombëtarët, ku FMN në raportin e fundit deklaron se:  llogaritë kombëtare të vendit tonë përpilohen nga burime të  pamjaftueshme dhe burime me cilësi të dobët. Pengesat kryesore janë në të dhënat reale.

Mungesa e transparencës në të dhënat ekonomike e kanë zanafillën te mungesa e transparencës së zgjedhjeve.
Vjedhja e taksave, abuzimi me pasurinë kombëtare e kanë origjinën te vjedhja e votës.
Dhunimi i qytetarit e ka burimin te dhunimi i zgjedhjeve.
Ky buxhet është fytyra e vërtetë e këtij pushteti, ky është buxheti i varfërimit të qytetarit, ky buxhet është buxheti i pasurimit të familjes në pushtet, por beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, për të bërë transparencën e ekonomisë, beteja jonë do të vazhdojë deri në fund për të bërë transparencën e zgjedhjeve.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy