Fjala nė kuvend e deputetit Eltar Deda

Postuar më: 19/07/2010

Të nderuar kolegë

Paraqitja e projekt - ligjit për shkurtimin e buxhetit tuaj qeverisës, tregon më së miri se ju keni dështuar dhe po vërtetoni një të vërtetë të madhe, të cilën ju keni kaq kohë, që jua fshihni shqiptarëve, krizën e rëndë në të cilën ndodhet ekonomia e vendit tonë. Krizë e cila, ka ardhur vetëm si rezultat i politikës tuaj tejet korruptive.

Diskutimin tim e kam parë në dy linja : së pari si deputet i qarkut të Vlorës dhe së dyti si anëtar i KPCSSH.

Si deputet i qarkut të Vlorës,  i zgjedhur nga ky komunitet,  por në mënyrë të veçantë si përfaqësues i qytetarëve  të Vlorës, vota ime është pro këtij projekti. E them vërtet pro, pasi në projektin që ju paraqisni investimet tuaja në qytetin tim janë zero, këtu e pesë vjet rresht. Prandaj, ju nga zero investime, e keni përforcuar në zero investime të mëdhaja.

Ju lumtë, duket që jeni komunistë të vendosur se e mbani fjalën.

Të nderuar kolegë, gjatë qëndrimit tim në këtë fundjavë në Vlorë dhe kur po përgatisja diskutimin, gjatë kontakteve me elektoratin,  ma dha zgjidhjen një qytetar i vjetër dhe shumë i respektueshëm. Sikur të kthejë lekët Kryetarja e Kuvendit për aq kohë sa ka mashtruar me dietat sikur jeton në Shkodër dhe jo në mes të bllokut, rruga e lagjes se tij do të ishte mbaruar menjëherë, pavarësisht krizës. Prandaj, ktheji lekët zonja Kryetare dhe mos vazhdo që të bësh propagandën e Zonjës së Parë të kohës së diktaturës sikur ti flet në emër të demokracisë.

E theksoj këtë pasi, numri i të papunëve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010, në qytetin e Vlorës, arriti ne 3.845 të papunë të regjistruar, ndërsa në rang Qarku ky numër shkoi 6.604 të papunë. Nga 3845 të papunë, 420 prej tyre marrin pagesë papunësie të plotë, ndërsa në rang Qarku numri i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie shkon 516 persona. Më i madh është numri i personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, 2.070 në qytet, ndërsa në rang Qarku numri shkon në 2.724 persona. Pra siç e shihni varfëria është në rritje në këtë zonë të cilën qeveria juaj e lakmon me makutëri të zellshme. Të dhëna këto  të  Zyrës së  Punës   Vlorë , marrë nga Instituti i Statistikave.

Investimet

I vetmi investim që ka dy vjet që po trumbetohet me shumë bujë është rruga Kus baba-Topana. Duhej të ishin investuar gjithsej 35.000.000 lekë. Para disa ditësh, TVSH ka dhënë një emision, ku kritikohej bashkia që nuk ka ndërhyrë në këtë rrugë, pa dhënë asnjë sqarim se kush duhej ta financonte. Keni hyre deri atje, sa nuk dini as ti mësoni median e tatim paguesve shqiptar dhe e fusni në qorrsokak.

1.            K.U.Z. është në vlerë totale financimi 96.000.000 lekë.

2.            Shkolla 24 Maji është financim për rikonstruksion.

3.            Shkolla Z. Lelo është ndërtim i një godine të re.

 

Përpara dy seancave ju miratuat një akt- normativ për hidrokarburët. Ne e ngritëm zërin dhe sollëm këtu, shqetësimet e vërteta në lidhje me problematikën që hasin punonjësit e këtij sektori. Kërkuam me forcë, mbështetje në mënyrë që të ngushtohen problemet sociale dhe të gjendet një zgjidhje për ata punonjës. Përgjigjja ishte: punëtorët u hoqën me listë partie nga puna dhe zoti Ministër na doli me një aferë korruptive, me transfertë lekësh të një shume marramendëse prej 1.8 milionësh. Fjalori i juaj këto ditë nëpër media zoti Ministër, është jashtë çdo edukate të familjeve shqiptare. Me paturpësinë më të madhe shumë fyese për të gjithë popullin shqiptar. Përsëri ju, zoti Kryeministër, qëndroni dhe bëni sehir, hajdutëve të tillë dhe në të njëjtën kohë, nuk merrni minimalisht mundimin ta shkarkoni menjëherë dhe t’ia dorëzoni Prokurorisë. Megjithatë mbajeni se ju duhet ta kini me vete, kur t’ju largojë populli me votë, si koka e  rrjetës së merimangës së korrupsionit, që po e shkatërron ekonominë e vendit tonë.

Si deputet mjek dhe anëtar i KPCSSH, nuk mund ta jap votën pro. Nuk mund të pranoj në asnjë mënyrë shkurtimin e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse Ministri e pranon këtë gjë. Pasi keni dështuar totalisht në politikën e financimit të sektorit të shëndetësisë, se premtuat që do ta çonit në 4% të GDP.

Në kushte të gjendjes së institucioneve shëndetësore shumë kritike, MSH i paraqet parlamentit shkurtimin në dy zëra. 65 % shkurtim në fondin e investimeve dhe 22 % në fondin e shpenzimeve operative. Nuk mund ta pranojmë, në kushtet e një sistemi tejet dramatik, për nga gjendja e institucioneve të shëndetësisë si dhe nga dhënia e shërbimit shëndetësor që lë për të dëshiruar, shkurtimin e këtij buxheti. Drejtuesit e MSH, nuk janë në gjendje të na thonë se sa  %  është realizuar buxheti si  6 mujor. Ministri nuk është në  gjendje, që të deklarojë se sa është ky realizim. 15-20 % e tyre janë lëvruar, kurse pjesa tjetër në raportin e dërguar pranë komisionit ose ishte ngrirë nga qeveria, si rezultat i krizës së rëndë ekonomike, ose si rezultat i paaftësisë së MSH për të qenë e gatshme që të lëvrojë këto fonde. Por korrupsioni që mbulon këtë Ministri, ka bërë që ne të ndodhemi para një fakti të kryer, ku për 6 muajt e ardhshëm, jo vetëm që nuk do përmirësohet situata në sistemin shëndetësor, por do të kemi akoma më shumë rëndim të situatës, përkeqësim të kushteve, si rezultat vetëm të paaftësisë së qeverisë në tërësi dhe MSH dhe strukturave të saj në veçanti.

Në këto kushte, të kësaj gjendje të renduar të institucioneve që japin shërbimin shëndetësor, do ti kushtojë akoma më pak blerje pajisje mjekësore për të gjithë spitalet e Shqipërisë. Akoma më pak rikonstruksione dhe ndërtime të reja. Me pak pajisje dhe mobilim, mungese të pajisjeve elektronike dhe elektrike, si dhe kosto lokale dhe TVSH të rënduar për financimet e huaja. Kjo do të jetë gjendja e institucioneve që duhet të japin shërbim shëndetësor, të cilin në vend që ta ngremë në nivele cilësisht të larta, vazhdojnë akoma ta rëndojnë dhe ta fusin në kthetrat e paaftësisë, për të menaxhuar.

Dhe të bjerë pre e korrupsionit preferencial klientelist të Ministrit i cili, siç thotë dhe populli “sheh rrushi rrushin” dhe piqet.

Ju shikon juve z. Kryeministër, që e keni kthyer zyrën tuaj në guzhinë të korrupsionit familjar dhe shkon me gjithë fuqinë qe i jep posti, favorizon njerëzit e familjes së tij në tendera koruptive. Do të ishte në të mirë të popullit dhe në shërbim të vendit, që ju z.Kryeministër të pranoni transparencë për të gjithë qeverisjen tuaj, në lidhje me efektet që pëson ekonomia jonë. Pasi korrupsioni po e gllabëron dhe juve ju janë errur sytë nga përfitimet me shuma marramendëse. Ju garantojmë se transparenca jonë do të jete deri në anulimin e tenderave të privatizimeve me përfitime familjare.

 

Për të fshehur të gjitha këto,  ju nuk po e pranoni këtë transparencë që ne po kërkojmë. Transparence, e cila është guri i themelit të luftës së korrupsionit si edhe për të mbajtur në këtë gjendje kritike ekonominë e vendit, sepse duhet që ju të fshihni pushtetin e marrë me votë të vjedhur, për të vazhduar ta vidhni edhe më shumë çdo ditë. Populli do të jetë ai,  i cili do ju largojë nga pushteti me votë të lirë, pasi ju të pranoni transparencën. Dhe  harrojeni se po nuk hapët kutitë, ne të bojkotojmë zgjedhjet e pushtetit lokal, ne nuk ju lemë, do jemi përballë deri ditën që vota e garantuar do t’ju largojë.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy