Fjala nė kuvend e deputetes sė PS Mimi Kodheli

Postuar më: 22/07/2010

Të nderuar kolegë deputetë,

Në një periudhë kur realisht gjendemi përpara një krize që vjen duke u përkeqësuar, qeveria solli një paketë copëtimesh në buxhet për të ardhur keq. Natyrisht, duke qenë ajo vetë arsyeja kryesore e krizës dhe rrënimit ekonomik të vendit, burimi kryesor i korrupsionit dhe pazotësisë menaxhuese, s’mund të ndodhte ndryshe.

Diçka për të cilën mburret qeveria sot është rritja e eksporteve. Ju siguroj qytetarë shqiptarë, se po të mos binte shi e të përmbytej 1/3 e veriut, këta zotërinj nuk do të mund të mburreshin me rritjen e prodhimit të energjisë si pjesa kryesore e rritjes së eksporteve tona. Ndërkohë që me të vetmen gjë me të cilën mund të mburren këta, janë monopolet e tyre, apo pasuritë e tyre marramendëse, janë milionat e eurove që shtohen me 1,8 miliona të tjerë për çdo vit. Edhe me naivi di që nuk ka aktivitet ligjor në botën e ekonomisë së tregut që të bën të bësh kaq para në aq kohë, ndërkohë që pyetja ime është shumë e thjeshtë: a ja keni paguar tatim mbi fitimin shtetit shqiptar, për këtë transaksion? Që do të thotë: në këtë periudhë të keqe mos realizimi të ardhurash, a ka në ndonjë rekord Ministri i Financave për ndonjë pagesë tatimi prej 180 mijë eurosh nga ana e Ministrit të Ekonomisë? Ju kujtoj që kodi penal e dënon si vepër.
Pikërisht në këto ditë që po flasim, urithat e korrupsionit janë lëshuar të privatizojnë e tjetërsojnë atë çka ka mbetur nga  pasuria jonë publike, e gjithë kjo në emër të mbledhjes së të ardhurave. Këtu kam parasysh midis të tjerash edhe gjithë listën e aseteve të ushtrisë të vendosura në dispozicion të Ministrisë së Ekonomisë për privatizim, të cilat do të dalin në shitje, me çmime qesharake që nuk kanë asfare lidhje me çmimet e tregut, por që në fakt do të përbëjnë një proces kryekëput jo-transparent dhe thellësisht korruptiv.
Sot, kemi një pushtet i cili beson se mund të qëndrojë aty edhe sikur të vjedhë deri dhe qindarkën e fundit që i ka mbetur pasurisë publike. Ju kërkuat alternativat buxhetore ne seancën e shkuar. Alternativa jonë është që t’iu sigurojmë zotërinj ministra, se ne, me ardhjen tonë në qeveri do t’i kthejmë në nul të gjitha veprimet korruptive, kriminale dhe absolutisht anti-shqiptare që keni ndërmarrë deri më sot, veprime që ju kanë kthyer ju zotërinj të qeverisë Berisha në maxhordomë të pasurive tona të përbashkëta. Ndërkaq, heshtja juaj z. Kryeministër për gjithë këto zullume e shumë e shumë të tjera si këto, ju bën ose përgjegjës ose bashkëfajtor.

Po reduktoni shpenzimet publike me 39 miliardë lekë të reja. Më thoni z. Ministër i Punëve Publike a do të mund t’i ndërtoni ca barriera mbrojtëse rrugës përgjatë Fanit të Madh që të mos kemi tragjedi si ajo e ditës së shtunë apo shkurtimet në buxhet nuk do t’iu lejojnë këtë gjë. Ju kujtoj që në rrugët e Shqipërisë vdes mesatarisht çdo ditë një person. Ku i keni standardet dhe sigurinë europiane të rrugëve z. Kryeministër për të cilat flisni çdo ditë?
Apo kur flisni për standarde europiane keni parasysh vetëm rrugën Durrës-Kukës që do marrë vetëm sivjet 70%, të të gjithë investimeve në infrastrukture.
Po paratë për ujësjellësit pastaj ku do t’i gjeni se keni 2 fushata që premtoni ujë 24 orë në çdo çezmë?
Po rrugën Levan-Vlorë a do të mund ta mbaroni se keni që ne 2007-n qe e keni filluar. Vështirë do ta keni për ta mbarur. Me ndryshimet e buxhetit te rishikuar, investimet e Ministrisë së Shëndetësisë pakësohen me rreth 60%. Shkoni të shikoni repartet e Spitalit Onkologjik. Nuk ka ajër te kondicionuar për të sëmuret terminale, z. Ministër i Shëndetësisë. Vetëm me shpenzimet e 1 muaji të telefonit celular, që njerëzit ju paguajnë me taksat e tyre, mund të blihen 4 kondicionerë.

Investimet në Ministrinë e Arsimit pakësohen me 39%. Çfarë të thuash më parë për shkollat? Në shumë krahina të vendit “shfaqja” do të ishte e denjë për një tjetër vëllim veprash migjeniane. E ndoqa me vëmendje fjalën tuaj të ditës së hënë. Jeni i vetmi ministër arsimi në botë, zoti ministër, që falënderoni qeverinë për shkurtimet që bëhen në shkolla.
Deri sot që flasim i keni realizuar investimet në shkolla vetëm 7%. 7% realizim. I denjë për librin Giuness.
Po çfarë ndodh tjetër në këtë vend?
Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta. Vepra kriminale e pastrimit të parave brenda Shqipërisë dhe në Ballkan, po shkon drejt sofistikimit.
Mashtrimet financiare, tashme nuk evidentohen vetëm gjatë realizimit të kontrabandës, evazionit fiskal, prokurimeve publike, por edhe duke krijuar skema piramidale të kamufluara si veprimtari në fushën financiare, apo duke blerë toka e troje në bregdet dhe zona të ndryshme turistike.
Mosrealizimi i të ardhurave buxhetore ka padyshim të bëjë edhe me kontrabandën që vazhdon te mbetet realisht shqetësim për ekonominë e vendit, siç është kontrabanda me mallrat e akcizës.
Ndaj zotërinj të pushtetit, nuk di si do të mund ta luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant as pse nuk e keni vullnetin politik dhe as kur keni shkurtuar me shume se çerekun e shpenzimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese, që merren me këto probleme, sidomos në një periudhe si kjo e përmbushjes së standardeve për heqjen e vizave.

Zotërinj pushtetarë,
Nuk do të mund ta mbani popullin peng edhe për shumë gjatë, duke gënjyer mbi fatin e parave të shqiptarëve. Nuk mund të mbani pushtetin mbasi keni grabitur shqiptarët në 28 qershor dhe vazhdoni ta bëni këtë me ekonominë dhe xhepat e tyre çdo ditë.
Asnjë alibi mediatike nuk do të mund kurrë t’iu shpëtojë nga kjo situatë. Asnjë fshehje pas gishtit s’do të mund ta mbulojë dot zullumin qe i keni bërë këtij vendi.
Ndërkohë që opozita nuk ka qenë kurrë me parë kaq e fokusuar dhe më në shërbim të interesit publik sesa gjatë këtij viti, duke kërkuar transparencën e zgjedhjeve dhe transparencën e ekonomisë. Sakrifica e këtij populli, që çdo ditë zgjohet me shpresën e një dite më të mirë nuk do të shkojë kot.
Pushteti i kësaj elite të korrupsionit do të kthehet shumë shpejt atje nga ky pushtet duhet të burojë, në pushtetin e vërtetë të popullit.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy