Partia Socialiste e Shqiperise
 
DITARI JAVOR
i PARTISE SOCIALISTE
   Numri 95
30 Korrik 2010   


 

z Shqipėria nė krizė, nevojitet njė rrugė e re

foto

“Kriza qė ka mbėrthyer Shqipėrinė po thellohet, ndėrkohė qė situata ekonomike dhe e demokracisė nė vend sa vjen e pėrkeqėsohet”, deklaroi Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama gjatė bashkėbisedimit tė pėrjavshėm me gazetarėt. Rama tha se rishikimi i buxhetit ishte njė tregues i qartė i krizės ekonomike qė qeveria po pėrpiqet ta fshehė duke manipuluar shifrat, ndėrkohė qė edhe vetė mėnyra nė tė cilėn u miratua buxheti pėrbėn njė provė tė mėtejshme tė mungesės sė njė demokracie funksionale nė Shqipėri. Pėrpjekja pėr ta vėnė Shėrbimin Informativ nėn kontrollin e qeverisė u shpreh ai, ėshtė veē njė fakt mė shumė qė tregon se qeveria shqiptare nuk ėshtė e gatshme tė pranojė normat e bashkėjetesės demokratike tė njė vendi anėtar tė NATO-s, por udhėhiqet nga interesa tė errėta nė emėr tė sė cilave ėshtė e gatshme tė shkojė kundėr interesave tė NATO-s dhe SHBA. Rama deklaroi po ashtu se kriza mė e fundit me Presidentin e Republikės tė cilin mazhoranca e akuzon se po shkel kushtetutėn dhe se po bllokon Gjykatėn Kushtetuese ėshtė thjesht njė produkt i pėrpjekjeve tė qeverisė pėr tė vėnė nėn kontroll tė gjitha aspektet e jetės publike e politike nė Shqipėri.

“Gjuha e pėrdorur kundėr Presidentit, argumentet e pėrdorura kundėr tij, janė as mė shumė e as mė pak, po shprehja e njė krize tė thellė, qė ėshtė njė krizė nė radhė tė parė organike e kėtij pushteti. E kėtij pushteti i cili buron nga njė grabitje dhe nuk mund tė rrijė nė kėmbė pa nėnshtruar gjithēka, gjė qė sigurisht nuk do tė arrijė ta bėjė. Pėr kėtė arsye sot kjo qeveri ėshtė mė qartė se asnjėherė tjetėr nė sytė e shqiptarėve problemi kryesor qė ne kemi dhe qė duhet tė zgjidhim pėr tė mundur qė tė merremi pastaj me problemet e mėdha qė ka vendi, qė vetėm do tė thellohen dhe do tė vėshtirėsohen nė rast se ky problem kryesor do tė qėndrojė nė mes nesh dhe tė ardhmes si njė pengesė pėr tė parė drejt integrimit duke rritur mirėqenien, duke rritur punėsimin.”

I pyetur nė lidhje me pritshmėritė e tij pėr shtatorin dhe klimėn politike kur tė rifillojė jeta parlamentare, Rama deklaroi se qė Shqipėria tė dalė nga situata e vėshtirė ku ndodhet aktualisht nevojitet zgjidhja e krizės. Dhe kjo, tha ai, kėrkon largimin e qeverisė. “Nė rast se kjo qeveri nuk largohet ka vetėm pėrkeqėsim jo pėr shkakun tonė tė opozitės shqiptare, jo pėr shkakun e Presidentit tė Republikės, jo pėr shkakun e Drejtorit tė Shėrbimit Sekret, jo pėr shkakun e NATO-s apo SHBA-sė, as pėr shkakun e tė gjithė atyre njerėzve qė sot janė pėrditė e mė tė pashpresė, por thjesht dhe vetėm pėr shkakun e keqqeverisjes dhe tė babėzisė qė karakterizon pėrditshmėrinė e kėtij pushteti tė vjedhur.”

Rama komentoi akuzat qė i ka bėrė mazhoranca Presidentit duke thėnė se diskutimi i meritave tė pretendimeve tė PD pėr shkeljen e Kushtetutės do tė ishte thjesht njė humbje kohe dhe respekti pėr veten. “Ata ēdo ditė gdhihen me dy kėmbėt mbi kushtetutėn dhe ngrysen duke i lėnė kėpucėt mbi kushtetutėn para se tė shkojnė tė flenė. Janė nė shkelje konstante tė Kushtetutės. Nuk kanė gojė tė flasin pėr Kushtetutėn” ...vijon në brendi

30/07/2010
1 PSSH
1 Dialogu me Shqipėrinė
1 Blog
1 Media
1 Anėtarėsohu nė PSSH
Lidhje tė vlefshme
Regjistrohu nė kėtė ditar
Lexoni platformen politike tė PS
Arkivė
Lajme
Media
foto

Ky email i pėrjavshėm administrohet nga Zyra e Shtypit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Ka pėr qėllim informimin tuaj periodik.

Pėr informacion shtesė mund tė vizitoni faqen http://www.ps.al ose na shkruani nė adresėn: info@ps.al