Qeveria nė krizė tė thellė

Postuar më: 26/07/2010

Së pari më duhet të përsëris faktin që opozita dhe ekspertet vendas e ndërkombëtarë parashikuan, një vit e gjysmë më parë që atëhere kur kriza globale filloi të ndihej thellë edhe në Shqipëri, se rikuperimi i ekonomive, qofte europiane qofte të rajonit, do të mund të fillonte vetëm pas vitit 2014. Ky fakt i detyroi ekonomitë europiane dhe qeveritë e tyre të merrnin masa drastike. Por i njëjti fakt nuk e ndaloi aspak qeverinë Berisha-Bode të priste shirita inaugurimi dhe të bënte shpenzime të shfrenuara elektorale që ja kaluan çdo logjike ekonomike.
Pastaj kur kryeministri nuk pyet as ministrin e tij të financave, punët shkojnë keq e me keq.
Por e keqja s’ka fund thotë populli. Qeveria i bëri gabim llogaritë e parashikimit të rritjes së PBB të pretenduar dhe të parashikuar me aq populizëm e jo-profesionalizëm në fund të 2009-s.
Qeveria kishte detyrimin ligjor dhe moral të vinte në kuvend e të miratonte realizimin dhe zbatimin e Ligjit “Për Buxhetin e Shtetit 2010” për gjysmën e parë të vitit, përpara se të sillte shkurtimet në buxhet si dhe të ndryshonte zyrtarisht rritjen e PBB i cili nga i llogaritur 6%, sipas statistikave zyrtare do të shkojë në 3,8%, ndërkohë që ekspertët më optimistë e parashikojnë atë të rritet maksimumi me 2,6%, por nuk e plotësoi këtë detyrim! Ndërkohë, kjo do të sjellë si pasojë një deficit buxhetor gjithnjë e më të lartë.
Qeveria ka qenë e paaftë të mbledhë të ardhurat në të paktën 27 miliardë lekë, megjithëse u ka kërkuar shumë e shumë subjekteve tatim-paguese të avancojnë paradhënie me pagesat e taksave, gjë që më bën të besoj se ajo do të vijë sërish për shkurtime në buxhet, që në shtator të këtij viti.
Të gjithë zërat e të ardhurave janë me mosrealizim dhe kjo për shkak të krizës së pa pranuar, për shkak të korrupsionit galopant dhe mungesës totale të profesionalizmit në mbledhjen e tyre. Kjo do të thotë se të ardhurat nuk do të jenë në gjendje, as në muajt në vazhdim, të ushqejnë shpenzimet në rritje. Shumë prej shpenzimeve, e shohim që sot, që janë në risk.
Është e vërtetë se manovrat fiskale, sidomos në kushte krize, janë të nevojshme, por një qeveri që shkurton buxhetin mesatarisht në 10% dhe që shkurton investimet në 27%, ose gati 3 herë më shumë, është një qeveri në krizë të thellë.
Ju po ulni shpenzimet, por pa bërë një analizë të plotë për prioritetet, pa u turpëruar fare kur thoni se do ndërprisni çdo çelje të re fondi ndërkohë që ju jap vetëm një shembull: vetëm ndërhyrjet në infrastrukture për shkak të emergjencave civile duhet të jenë me dhjetëra për të mos thënë me qindra. Ka zëra të buxhetit që do t’i shkurtoni mbi 60%, zëra që janë prioritetet e prioriteteve ndërkohë që edhe kështu siç janë pa shkurtime, janë për të ardhur keq, si janë përshembull arsimi, apo shëndetësia.
Ne nuk mund të biem dakord për ulje as edhe të një qindarke fondesh për arsimin, shëndetësinë, por as dhe për bujqësinë. Gjithashtu, ne nuk mund të pranojmë uljen e shpenzimeve për ndihmën ekonomike, kompensimin e energjisë për shtresat në nevojë, për të papunët.
Folët në fillim të këtij muaji për rritje të pagave e pensioneve në masën 2%, ndërkohë që minimalisht këtë duhet ta kishit bërë pas një vëzhgimi real të realizimit të treguesve makro - ekonomike. I siguroj qytetarët e këtij vendi se qeveria ka bërë vetëm një indeksim të tyre, që do të thotë se nuk ju ka rritur as edhe një kacidhe:
•    për aq kohe sa inflacioni publik është gati dyfish i 2%-shit,
•    për aq kohë sa transfertat në buxhetet familjare në formën e pagave, pensioneve apo kompensimeve pakësohen, me ndryshimet e sjella në buxhet, me 3,47 miliardë lekë të reja, dhe
•    për aq kohë sa, po t’i heqësh shpenzimet e ujit dhe energjisë elektrike 96,000 familjeve shqiptare, që jetojnë me ndihmë sociale, do t’i mbeten vetëm 17 lekë, e theksoj, 17 lekë në ditë për bukë, ajo që thashë më sipër është mëse e vërtetë.

Ndërkohë që po të hiqnit dorë nga korrupsioni që ha 40-50% të parave buxhetore, rritja e pensioneve dhe pagave mund të ishte sa dyfishi i shumave që dhatë në fillim të korrikut. Qeveria duhet të vinte këtu me një plan të qartë te daljes nga kriza e jo me një buxhet të ri që do ta çojë krizën me pranë familjeve shqiptare dhe njerëzve. Ndërkohë, qeveria dhe kryeministri i saj kanë gënjyer dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë, sa herë që u jepet rasti megjithëse situata e vendit është realisht kritike. Sigurisht që ne nuk presim të ketë ndonjë reagim pozitiv apo transparence ndaj situatës në përkeqësim, pasi kështu bëtë dhe në fund të vitit që kaloi. Shpërfillet opozitën dhe këshillat e saj, ndërsa jeni i vetmi parlament që aso kohe, kaluat ndryshimet në buxhet bashkë me 11 ligje të tjera brenda një ore.
Por po vazhduat kështu, nuk do të mund të gënjeni dhe për gjatë.

 

Nga deputetja e PS, Mimi Kodheli


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy