Ekonomia nė qorrsokak

Postuar më: 26/07/2010

Me këtë nen (neni 1), qeveria do të bëjë ndryshime thelbësore në shifrat e buxhetit. Sigurisht¸kjo nuk është hera e parë, sepse Ministria e Financave ka ndërhyrë disa herë gjatë viteve në shifrat e buxhetit. Madje vetë zoti Ministër i Financave, ka deklaruar se buxheti është vetëm orientues! E imagjinoni dot sa të shkurtër do ta kishte kohëzgjatjen në detyre kryefinanciari i një firme nëse do të kishte të njëjtën qasje. Apo sa shpejt do të falimentonte një familje me një mendësi të tillë.
Me këtë logjikë është ndërhyrë disa herë edhe në buxhetin 2010, madje edhe vetëm pak ditë pasi u miratua në fund të vitit 2009. Por, këtë radhë nuk kemi të bëjmë me një ndryshim të zakonshëm. Këtë radhë qeveria në Nenin 1 zvogëlon të ardhurat e parashikuara të buxhetit nga 361 miliardë lekë në 334 miliardë.
Çfarë tregon ky ndryshim?
E para, që Ministria e Financave nuk di të programojë. Në Programin Buxhetor Afatmesëm 2008-2010 keni programuar për vitin 2010 si të ardhura totale 354, 762 miliard lekë. Po kaq keni parashikuar edhe në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2009-2011.
Më pas, në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal  2010 – 2012 keni parashikuar si të ardhura totale për vitin 2010 një shumë prej 371.000 miliardë lekë. Pak muaj më pas, në prill 2009, e keni rishikuar Kuadrin Makroekonomik e Fiskal dhe keni zvogëluar të ardhurat në 368,300 miliardë lekë.
Në buxhetin 2010 keni miratuar edhe më pak, 360, 955 miliardë lekë. Pas 6 muajsh e ulni përsëri në 333,767 miliardë lekë.

Kjo çorbë shifrash tregon se në dy vitet e fundit keni ndryshuar 4 herë shifrën e të ardhurave dhe propozimi i sotëm është hera e pestë. Kjo tregon se ju nuk jeni të aftë të programoni jo më për afate 2-3 vjeçare por as për 6 muaj.  
E dyta, ky ndryshim dëshmon se vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe se qeveria ishte e paaftë ta parashikonte, ta parandalonte apo ta zbuste në kohë me politika ekonomike e fiskale. Në vend që të merrnit masa antikrizë, ju tregonit përralla se Shqipëria është vend i paprekur nga kriza. Tani, po ju, pa ndrojtjen më të vogël, na kërkoni të zvogëlojmë të ardhurat. Se s’keni ku i gjeni paratë. Se të ashtuquajturat politika fiskale për të rritur të ardhurat kanë bërë efektin e kundërt : i kanë marrë frymën biznesit dhe ai s’ka ç’tju japë më.
Ministria e Financave jo vetëm nuk di të programojë, por nuk di as të hartojë politika efikase që nxisin veprimtarinë ekonomike, mbrojnë biznesin nga falimentimi dhe rrisin të ardhurat.
Prandaj nuk jam dakord me këtë nen që ul të ardhurat, ulni shpenzimet për të shkurtuar deficitin e balancuar buxhetin, por jo të ardhurat. Ose pranoni hapur që e keni futur ekonominë në qorrsokakun e një krize që nuk i dihet se ku do ta ketë fundin.

 

Nga deputetja e PS, Rudina Seseri


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy