Postuar më: 17/04/2010
Vendimi i fundit i qeverisë për të emetuar për herë të parë borxh të denominuar në Euro, do ta përkeqësojë edhe më tepër gjendjen e mjeruar të financave publike në Shqipëri. Kështu ndërsa të gjithë të ardhurat shtesë siguruar nga privatizimet në vitin që shkoi u përdorën për të paguar borxhet e Shqipërisë, qeveria ka vendosur të marrë një tjetër borxh për të shlyer borxhin e marrë për të përfunduar punimet e rrugës Durrës - Morinë, ende të mbyllur. Në vend që të përgatisë një paketë anti krizë, qeveria po zgjedh ta përkeqësojë situatën financiare të Shqipërisë me emetimin e një borxhim, interesat e të cilit do të jenë gjithsesi shumë të larta për shkak të uljes së besueshmërisë tek aftësitë paguese të qeverisë, siç tregoi në muajin Mars, ulja në vlerësimin e borxhit sovran shqiptar nga JCR Eurasia Rating.






